PDK-ja, "kampione" e padiskutueshme!

Politika

PDK-ja, "kampione" e padiskutueshme!

Më: 11 dhjetor 2017 Në ora: 13:51
PDK

Partitë politike në Kosovë, një pjesë të konsiderueshme të  kapitalit financiar e kanë të siguruar nga buxheti i shtetit. Në aspektin financiar, bëhet fjalë për miliona euro të cilat shkojnë për partitë politike, që i ndihmojnë këtyre për të realizuar agjendat politike.   

Organizata “Democracy Plus”, ka publikuar një rezultat i cili tregon shifrat të cilat janë përfituar nga partitë politike, në periudhën 2013-2016 nga buxheti i shtetit. Të dhënat tregojnë se mbi 13 milionë euro janë shpenzuar nga buxheti i Kosovës për agjendat e partive politike.

Nga këto të dhëna del se Partia Demokratike e Kosovës, është “kasapi i buxhetit”, ku për 4 vite kanë përfituar nga shteti i Kosovës, mbi 5 milionë euro. Këto miliona janë shfrytëzuar për çështje administrative dhe për organizime të fushatave zgjedhore.

Konkretisht PDK-ja, çdo vit i ka inkasuar nga buxheti i shtetit, mbi 1 milionë euro.

Në vendin e dytë në këtë drejtim është Lidhja Demokratike e Kosovës e cila për 4 vite ka thithur nga fondi i shtetit mbi 3.8 milionë euro. Vetëvendosja renditet e treta e cila në këtë përiudhë 4 vjeçare ka përfituar nga shteti pak më shumë se 2 milionë euro.

Ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA për Kosovën, kanë përfituar 1.5 milionë euro, respektivisht mbi 500 mijë euro ka përfituar NISMA./Mediat Shqiptare

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat