“Pretendentëve për postin e Presidentit nuk ua mbanë që të hipin në kandarin e popullit”

Politika

“Pretendentëve për postin e Presidentit nuk ua mbanë që të hipin në kandarin e popullit”

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 11 dhjetor 2017 Në ora: 20:16
Foto ilustrim

 “Të këtillë e konsideroj edhe miratimin e projektligjit për ndryshimin e Ligjit për Presidentin, që po e vazhdon traditën e pazareve politike të partive, të cilat pushtetin dhe pozitat më të larta shtetërore i kanë preokupimin jetik, që përpiqen ta realizojnë duke modifikuar mënyra e forma sa më të lehta ligjore për zaptimin e tyre”, ka deklaruar Skënder Zogaj.

Shumë vite më parë, partitë politike në Kosovë kishin rënë dakord për zgjedhjen e presidentit nga populli. Madje, për këtë ishin mbajtur edhe diskutime publike, ku ishin paraqitur edhe kandidatë që synonin të kandidonin në rast se Presidenti do të zgjidhej nga populli. Por, një çështje e tillë u harrua ashtu sic u harrua edhe reforma zgjedhore. Tani, posti i Presidentit vazhdon të jetë pjesë e pazareve ndërmjet partive politike që bëjnë koalicione qeverisëse.  

Ditë më parë, Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e ligjit për Presidentin e Kosovës.

Ky Ligji ia jep mundësinë presidentit që të jap kontributin e tij pas përfundimit të mandatit, duke u mbështetur nga stafi i tij. Por, kjo nuk po vlerësohet se është bërë në interes të popullit, por për është bërë për pazare politike.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat