Deputetët, t’i thonë jo demarkacionit

Politika

Deputetët, t’i thonë jo demarkacionit

Arben Sylejmani Nga Arben Sylejmani Më 11 dhjetor 2017 Në ora: 20:32
Foto ilustrim

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, përfshirë edhe ata të LDK-së dhe PDK-së duhet t’i thonë “jo”, versionit aktual të Marrëveshjes së demarkacionit për kufirin me Malin e Zi, edhe pse këtë po e kërkojnë miqtë tanë ndërkombëtare.

Qytetarët e Kosovës i janë mirënjohës përjetësisht miqve tanë ndërkombëtarë, Washingtonit dhe Brukselit, sepse për një shqiptarë të Kosovës, ekzistenca e tij fizike dhe në të njëjtën kohë ekzistenca e shtetit të Kosovës është falë intervenimit të NATO-s që parandaloi gjenocidin serb ndaj civilëve të pafajshëm gjatë luftës, si dhe mbështetjen që ata na e dhanë për shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

Por, miqtë tanë ndërkombëtare nuk duhet tash të kërkojnë nga ne të pamundurën. Nuk duhet të na i kërkojnë gjymtyrët e trupit, sepse kjo na bën të paaftë për mbijetesë. Kërkesa e tyre që sa më shpejt të miratohet marrëveshja në fjalë me versionin aktual, simbolizon se Kosovës i prehen gjymtyrët, sepse me versionin aktual të demarkacionit po del se shteti i jonë po humb territor.

Kurse, për humbjen e territorit tashmë e kanë kuptuar të gjithë qytetarët e Kosovës, përfshirë edhe deputetët e LDK-së dhe PDK-së, por që fatkeqësisht janë peng i partive të tyre që e nënshkruan këtë marrëveshje gjatë mandatit të kaluar qeverisës.

Komisioni i ri për demarkacionin në raportin e tij na i sjellë disa të dhëna që argumenton se Kosova i humb rreth 8 mijë hektarë.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat