“VV kishte rritje të madhe, partitë tjera do të dobësohen nga Specialja”

Politika

“VV kishte rritje të madhe, partitë tjera do të dobësohen nga Specialja”

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 12 dhjetor 2017 Në ora: 18:34
Albin Kurti

Duke folur rreth përplasjeve të brendshme të VV-së dhe rreth asaj se si duhet cilësuar shprehjen e deputetes Aida Dërguti në retorikën politike të Kosovës, njohësi i çështjeve politik Ismet Haziri ka thënë për “ Bota sot”, se rasti i përplasjeve të brendshme të VV-së është bërë hit mediatik.

Ai konsideron se shprehja e Aidës në retorikën politike të Kosovës nuk është risi, brenda Kuvendit te Kosovës, pasi shpesh herë dëgjojmë vulgaritet edhe më të pistë me shumë dëme, me plot konspiracion që janë shumë më të rënda se sa ti thuash dikujt "M".

Image
Ismet Haziri

“Një moment tjetër që do ta kisha potencuar, është edhe suksesi i VV-së në zgjedhjet qendrore, si dhe fitorja në tri komuna, duke përfshirë këtu komunat me ma shumë buxhet që kanë ndikuar në garën për rreshtimin e meritave, gjë që ka ngritur rivalitetin dhe mos durim, duke ditur se VV i ka zgjedhjet e brendshme, prandaj lufta për të parin e Partisë i ka diferencuar grupacionet politike. Një gjë tjetër që do ta potencojë është edhe balanci i fuqisë politike të partive, me qëllim që në Kosovë gjithnjë të jenë të imponuar koalicionet për qeverisje, ngase kjo i shkon përshtati procesit të bisedimeve në Bruksel dhe agjendave tjera me Serbinë”, është shprehur Haziri.

Sipas tij, VV ishte në një rritje goxha të fuqishme, kurse partitë tjera do të dobësohen nga Specialja.

“Pra duke mos rrezikuar shumë si preventiv është bërë veprimi i pushtim i kështjellës nga brenda duke u krijuar fraksioneve në kohën dhe momentin e duhur, gjë që ka qenë më i lehtë se sa sikur të ketë zgjedhje të afërta e VV të fitojë një qeverisje të modelit të PS në Shqipëri në krye me Edi Ramën  që do ishte ndoshta degraduese për Kosovën. Në fund është mese e ditur se asgjë nuk ndodh rastësisht, sepse gjithçka e ka shkasin, arsyen, gjenezën apo fillimin, dhe  pas gjithë këtyre proceseve, ndodhin edhe proceseve tjera”, ka thënë Haziri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat