BE detyron Serbinë ta njohë pavarësinë e Kosovës

Politika

BE detyron Serbinë ta njohë pavarësinë e Kosovës

Hava Orana Xhukolli Nga Hava Orana Xhukolli Më 12 dhjetor 2017 Në ora: 19:27
Foto arkiv, bisedimet në Bruksel

“Të gjitha raportet dhe deklaratat që vijnë nga BE-ja aludojnë në atë se të gjitha shtetet e mbetura të Ballkanit Perëndimor do të hyjnë në BE në të njëjtën kohë. Rrjedhimisht Serbia do ta ketë të vështirë të hyjë në BE pa normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Për këtë arsye Brukseli përpiqet që të ketë përparim në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë”, thekson deputetja e PDK-së Evgjeni Thaçi për “Bota sot”.

Në një dokument të siguruar nga mediet kroate e që Komisioni Evropian pritet ta miratojë së shpejti, thuhet se Serbia duhet të normalizoj marrëdhëniet sa më shpejtë të jetë e mundur me Kosovën, për të vazhduar rrugën e saj evropiane.

Sipas gazetës kroate “Jutarnji list” , BE si kusht do të vendosë zgjidhjen e çështjeve të hapura për kufijtë ndërmjet Kroacisë dhe Serbisë. Në dokument përmenden edhe hapat për përfundimin e anëtarësimit të Malit të Zi dhe Serbisë në BE deri në vitin 2025. Deri në fund të vitit 2019, Serbia dhe Mali i Zi duhet të fokusohen në përmbushjen e masave kalimtare nga sektori i sundimit të ligjit.

Megjithatë, deri në fund të vitit të ardhshëm është një periudhë shumë e shkurtër për arritjen e ndonjë marrëveshjeje për normalizim marrëdhëniesh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pasi dihet, që këto bisedime ndonëse kanë nisur 7 vite më parë, pak marrëveshje janë nënshkruar e shumë nga ato as nuk janë zbatuar.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat