Ligji për Qeverinë do ta rrëzonte Haradinajn

Politika

Ligji për Qeverinë do ta rrëzonte Haradinajn

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 12 dhjetor 2017 Në ora: 19:33
Qeveria PANA-Lista Serbe

“Kjo gjendje e paligjshmërisë në këtë fushë ka qenë dhe është leva kryesore që mundëson pazaret politike në favor të arritjes së qëllime e personale, klanite e partiake. Prandaj edhe ngjan të ketë qenë dhe mbetet patundshmëri inherente e të gjitha partive në pushtet”, ka thënë deputeti Sami Kurteshi.

Edhe 10 vjet pas Shpalljes së Pavarësisë, Kosova ende nuk ka të miratuar ligjin për Qeverinë e vendit. Në seancën e fundit të Kuvendit të Kosovës ishin shumë zëra deputetesh nga pozita dhe opozita, që në mënyrë ultimative i kërkuan Qeverisë aktuale të Ramush Haradinaj për bërjen e Ligjit për Qeverinë e Kosovës, me qëllim që të eliminojnë lojën e pazareve politike të koalicioneve pas zgjedhore, duke imagjinuar ministri nga më të ndryshmet veç për të rehatuar militantet e tyre politik.

Deputeti i VV-së Sami Kurteshi duke folur rreth asaj se a duhet bërë Ligji mbi Qeverinë e Kosovës, dhe se a duhet që më në fund Qeveria Haradinaj, ta marr një veprim të tillë, ka thënë për “ Bota sot” se kjo Qeveri nuk është e gatshme për një vendim.

Ai konsideron se kjo Qeveri nuk ka gatishmëri, qëllim dhe as ide për një ligj të tillë nga kjo legjislaturë.

“Kjo gjendje e paligjshmërisë në këtë fushë ka qenë dhe është leva kryesore që mundëson pazaret politike në favor të arritjes së qëllime e personale, klanite e partiake. Prandaj edhe ngjan të ketë qenë dhe mbetet patundshmëri inherente e të gjitha partive në pushtet”, ka thënë deputeti Kurteshi.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat