Nga përçarjet në VV përfiton PDK

Politika

Nga përçarjet në VV përfiton PDK

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 12 dhjetor 2017 Në ora: 19:40
Visar Ymeri dhe Albin Kurti

Ndonëse doli krejt rastësisht ofendimi ndaj Albin Kurtit, përçarjet brenda VV-së janë të hershme. Ato kanë zanafillë qysh  moti. Ishte afera e Shpendit me Jahtin e Devollëve që shpërfaqi divergjencat  ndërmjet Albinit dhe Shpendit, derisa Albini i quante kriminel Devollët të kundërtën e tha Shpendi. Ky i fundit në  bashkëpunim me Dardan Sejdiun dhe Dardan Mulliqajn bënin plane si të eliminonin politikisht Albin Kurtin.

Teoritë konspirative nuk janë të panjohura në historikun e skenës politike në Kosovë. Mesazhet ofenduese të Aida Dërgutit nxjerrin në pah dallimet e thella koncpetuale në VV,  si rezultat i mungesës së debatit dhe respektimit të mendimit ndryshe. Kjo nuk ndodh vetëm në VV por thuaje në gjithë skenën politike, të cilat thirrën në demokraci, por që s`ka asgjë demokratike. Nga përçarjet në VV përfiton PDK, dhe kjo e fundit  besoj se është orkestruese e publikimit të bisedave private. Në momentin më të mirë të saj VV po përjeton krizën më të rëndë.

Duke pasur parasysh se Aida Dërguti ka raporte të mira me Xhavit Halitin, nuk përjashtohet fare mundësia, që ky i fundit të  jetë ideatori i nxitjes së Aidës për të shkaktuar rrëmujë brenda VV-së, pikërisht në kohën që Albini ndodhet në burg. Xhavit Haliti është i njohur si spiun i UDB-së, kjo sipas burimeve gjermane. Duhet theksuar se Haliti ka qenë në shënjestër të trupave të NATO-s në Kosovë, për krime. Dokumentat sekrete të NATO-s, që citohen nga gazeta ”The Guardian” e konsiderojnë Hashim Thaçin si protagonist të botës së krimit në Kosovë dhe Xhavit Halitin si të lidhur me vrasjen e gazetarit të “Gazetës Shqiptare”, Ali Uka në 1997 në Tiranë.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat