Kur kryeministri fyen dhe kërcënon banorët e vet

Politika

Kur kryeministri fyen dhe kërcënon banorët e vet

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 13 dhjetor 2017 Në ora: 16:55
Haradinaj në takim me banorët e Hades

Ultimatumi dhe kërcënimi që kryeministri Ramush Haradinaj i kishte bërë banorëve të fshatit Shipitullë dhe Hade për shkak të shpronësimit të ngecur, ka pasur ngjallur mjaft reagime.

Haradinaj kishte thënë se janë disa matrapazë që me situatën e zhvendosjes dhe krizën energjetike, po duan ta plaçkitin buxhetin e vendit. Sipas tij, kur të kalojë afati, atëherë do të pasojë zbatimi i ligjit.

Në lidhje më këtë Halit Barani, kryetar i Këshillit Rajonal për mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Mitrovicë, ka thënë për “Bota sot” se një gjë duhet ta dinë të gjithë ata që mendojnë se tashmë iu frikësohet dikus.

Sipas tij, ka kaluar ajo koha e atyre që më kërcënime kanë bërë atë që kanë dashur.

Image
Halit Barani

“Në plan të parë ultimatumi që iu ka dhënë kryeministri banorëve të Hadës e Shipitullës, ajo nuk është njerëzore e pastaj është shkelje drastike e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, posaçërisht kur kërcënime e fyerje të tilla vijnë nga një kryeministër siç është Ramush Haradinaj, s’paku ai duhet ta dijë se çka do të thotë kur jepet ultimatum që njeriu të lëshoi truallin e vet e posaçërisht tani në këto ditë dimri, kjo punë nuk është e sotit por tash e sa vite më radhë kanë bërë përpjekje por jo serioze që t’ua shpronësojnë trojet, shtëpitë, tokat”, ka thënë ai.

Sipas Baranit, nuk do koment ultimatumi dhe fyerja që një kryeministër ia bën popullit të vet pa arsye.

"Nuk besoj se ka arsye që një kryeministër të lëshojë ultimatume të tilla dhe të fyejë gjithë atë popullatë shqiptare në ketë mënyrë dhe atë para kamerave televizive", është shprehur ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat