Haki Abazi tregon se kush është shkaktari i përçarjes në Vetëvendosje

Politika

Haki Abazi tregon se kush është shkaktari i përçarjes në Vetëvendosje

Më: 13 dhjetor 2017 Në ora: 17:38
Haki Abazi

Njohësi i çështjeve politike, Haki Abazi ka komentuar situatën e Lëvizjes Vetëvendosje në ditët e fundit, ku dolën në sipërfaqe përçarje të mëdha.

Abazi në veçanti ka folur për kërkesën e Molliqajt për moskandidimin e Albin Kurtit si kryetar i VV-së e cila është përmendur në media.

Ai ka thënë se Molliqaj i shtyrë nga Shpend Ahmeti kanë manipuluar me anëtarët e tjerë të kryesisë për të kërkuar moskandidimin e Kurtit për të parin e partisë.

“Kërkesa e Molliqajt do të ishte normale sikur të mos ishte pjesë e një skenari sabotues, dhe formës jo principiele të tentimit për të marrë drejtimin e partisë nga një grup që në fakt gjithmonë ka krijuar situata përbrenda dhe jashtë partisë. Është fatkeqësi që Molliqaj i përkrahur dhe shtyrë nga Ahmeti kanë manipuluar anëtarët tjerë të kryesisë”, ka deklaruar Abazi.

Sipas tij një përçarje e tillë brenda VV-së po ndodh për shkak të veprimeve të Shpend Ahmetit e Dardan Molliqajt.

“Konflikti nuk është i lidhur për emra e as për emrin e Albinit por për parimet dhe veprimet e individëve në këtë rast Shpendit dhe Dradan Molliqajt si bartës së detyrës për të sabotuar proceset dhe mekanizma partiak. Ky tentim mund të jetë jetëshkurtër nëse udhëheqësit e VV nuk dënojnë postierin por shkruesit dhe nxitësit e skenarit”, tha ai.

Sipas Abazit veprime të njëjta Molliqaj e Ahmeti kanë bërë edhe gjatë zgjedhjeve lokale.Ai i ka quajtur si veprime dhelparake të njërzëve që nuk kanë vizion dhe personave të tillë, sipas tij duhet treguar derën.

“Kjo gjë është e qartë edhe në rastin e zgjedhjeve lokale ku Molliqaj dhe Ahmeti kanë përdorur metoda ilegale dhe identitete të rrejshme për të fituar në Prishtinë për të mbajtur pozicionin e fortë për brenda partisë. Dhe kur zgjedhjet lokale në Prishtinë nuk shkuan ashtu siç kishin llogaritur dhe fuqia e këtij grupi ishte në rënie drastike këta vepruan në kohën kur Kurti është në burg dhe mundësia për të krijuar situata shantazhi dhe mungesë komunikimi e konfuzioni është e madhe Këto janë veprime dhelparake të njerëzve që nuk kanë vizion për programet por kanë energji negative brenda ekipeve”, është shprehur ai.

Tutje analisti politik ka përmendur kohën kur Ahmeti së bashku me Ilir Dedën ishin pjesë e Feri-it, ku sipas tij ishin kjo dyshe të cilën e shpërndanë këtë parti.

“Ka qenë Shpendi dhe Ilir Deda që kanë shpërndarë informacione të rrejshme dhe orkestrim situatash për të provokuar pakënaqësi dhe eliminuar njerëz nga strukturat e partisë.
Këto metoda të ulëta të veprimit politik dhe të përqendruara në interesa personale”, tha ai.

Abazi ka përmendur edhe rastin kur sipas tij edhe LDK-ja ishte në situatën e njëjtë si VV-ja sot, por LDK i ka mbijetuar këtyre shantazheve.

“Situata të njëjta janë krijuar edhe në LDK dikur më herët kur janë vrarë aktivistët kryesor e të rëndësishëm, janë vendosur informacione të rrejshme për brenda diskursit politik dhe është tentuar që të shkatërrohet organizata politike. LDK i ka mbijetuar këtyre shantazheve falë përkushtimit të anëtarëve dhe bartëseve të procesit dhe tani ky është test për VV dhe shpresoj që sabotuesve të procesit, nxitësve ju tregohet dera”, ka thënë ai.

Ndryshe gjatë ditës së djeshme ka pasur raportime se deputeti Dardan Molliqaj ka kërkuar nga Albin Kurti që më të mos kandidoj për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje.Ndërkohë, mbledhja e VV-së ka zgjatur më shumë se 7 orë, ku ndër të tjera u tha se kjo parti është unike.Kjo mbledhje u mbajtë për shkak se Aida Dërguti në një komunikim në Viber e kishte ofenduar themeluesin dhe njëherit deputetin e Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Dërguti dje ka dhënë dorëheqje nga postet brenda VV-së.Pas më shumë se 7 orë, kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka mohuar se Vetëvendosje do të përçahet pas këtij ofendimi që Dërguti i bëri Kurtit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat