Lëvizja Vetëvendosje ndërmjet dy zgjidhjeve

Politika

Lëvizja Vetëvendosje ndërmjet dy zgjidhjeve

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 13 dhjetor 2017 Në ora: 19:41
Albin Kurti dhe Visa Ymeri

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Dërguti, tash e disa ditë është bërë “cak” i mediave, analistëve, por edhe nga vetë anëtarë të kësaj partie, e kjo pas fjalës banale kundrejt ish-kryetarit të saj, Albin Kurti. Si pasojë e fjalorit të përdorur, Dërguti ka dhënë dorëheqje dje nga detyra e kryetares në Qendrën e Lëvizjes Vetëvendosje në Vushtrri dhe nga anëtarësia e kryesisë së Vetëvendosjes.

Rritja e Lëvizjes Vetëvendosje ka bërë që të rriten edhe ambiciet politike dhe pakënaqësitë brenda kësaj partie dhe kështu mund të ketë largime, por jo përçarje, ka thënë politologu Mentor Tahiri gazetës “Bota sot”. Sipas tij, përplasjet ndër- individuale në skenën politike në Kosovë janë bërë diçka normale, qoftë edhe kur bëhet fjalë brenda raporteve partiake.

“Përplasjet ndër-individuale në skenën politike në Kosovë, janë bërë diçka normale, qoftë edhe kur bëhet fjalë për raporte brenda të njëjtit subjekt politik. Skena politike e Kosovës ende nuk ka krijuar pjekurinë e duhur që të amortizojë këto kundërshti. Vetëvendosje deri më tani, ishte imune ndaj këtyre përçarjeve, por si duket me shtrirjen e saj, po rriten edhe ambiciet apo edhe pakënaqësitë. Është e qartë se mund të ketë largime nga Vetëvendosja, por nuk mund të flasim për ndonjë përçarje në përmasa sa të dëmtojë seriozisht këtë subjekt politik” ka pohuar Mentor Tahiri.

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Dërguti, tash e disa ditë është bërë “cak” i mediave, analistëve, por edhe nga vetë anëtarë të kësaj partie, e kjo pas fjalës banale kundrejt ish-kryetarit të saj, Albin Kurti.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat