Tentohet të heshtet kërcënimi i Haradinajt ndaj banorëve të Shipitullës

Politika

Tentohet të heshtet kërcënimi i Haradinajt ndaj banorëve të Shipitullës

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 13 dhjetor 2017 Në ora: 19:50
Foto ilustrim, Ramush Haradinaj

“Kryeministri Haradinaj nuk ka bërë as edhe një kërcenim kundrejt banorëve të fshatit Shipitullë përpos që Kryeministri ka deklaruar që ligji do të hyjë në fuqi  sipas afatit ligjor pavarësisht asaj që neve nuk na konvenon që të shpronësohemi përmes ligjit të shpronësimit ligjin duhet zbatuar si ne si të gjithë qytetarët e Republikës se Kosovës”, ka thënë Saim Krasniqi përfaqësues i banorëve të fshatit Shipitullë.

Ditë më parë, Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj kishte kërcënuar banoret e fshatit Shipitullë dhe Hade për shkak të ngecjes se shpronësimit dhe zhvendosjen e banoreve. Haradinaj pas takimit që kishte pasur me menaxhmentin e KEK-ut, banorët e Shipitullës dhe Hades tha se takimi kishte të bënte me zhvendosjen e banorëve të këtyre dy fshatrave.

Haradinaj, tha se ka disa ditë që ka ngecur shpronësimi dhe puna. Ai tha se janë disa matrapazë që këtë situatën e zhvendosjes dhe krizën energjetike po duan ta plaçkitin buxhetin e vendit. Sipas tij, kur të kalojë afati, atëherë do të pasojë zbatimi i ligjit.

Kryeministri Haradinaj kishte thënë se ka matrapaz edhe tek banorët, edhe në KEK, edhe në ministri, edhe në komunë që po duan të përfitojnë, por sipas tij, nuk do t’i presin shumë dhe nëse banoret nuk e pranojnë ofertën e tij, atëherë bagerat do të shkojnë aty dhe do ta zbatojnë ligjin.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat