Drejtësia e “mbërthyer” nga klani “Pronto”

Politika

Drejtësia e “mbërthyer” nga klani “Pronto”

Arben Sylejmani Nga Arben Sylejmani Më 13 dhjetor 2017 Në ora: 20:18
Adem Grabovci, Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Besim Beqaj

“I tërë sistemi i drejtësisë është i kapur. Nuk ka asnjë funksion që një zyrtar të punojë aq gjatë nëpër institucione, pa  qenë i kapur prej klanit “Pronto” ose prej PDK-së. Mund të ketë ndonjë përjashtim ku njerëzit iu dalin prej dore, por nuk mund të punësohet askush në institucion të shtetit pa qenë i kapur prej klanit”, thotë për “Bota sot”, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi.

Kosova gjendet shumë larg plotësimit të kushteve kryesore të Bashkimit Evropian për luftimin e korrupsionit, krimit të organizuar dhe konfiskimit të pasurisë së paligjshme.

Publikimi i “Pronto 3” ku përmendet edhe kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi me pseudonimin “Leka”, vetëm sa e rëndon imazhin e institucioneve të drejtësisë tek institucionet e BE-së.

Nga kjo vërtetohet se, vendi nuk është duke bërë sukses në plotësimin e këtyre kushteve.

Njëri ndër fajtorët e ngecjeve në fushën e drejtësisë në vend, është ndërhyrja e politikës tek gjyqësori.

Në përgjimet e “Pronto 3”, dëgjohen Adem Grabovci, Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Besim Beqaj teksa flasin ndërmjet vete për t’i siguruar Lumezit një pozitë më të mirë në institucionet e drejtësisë, edhe pse atë kohë, ai ishte Kryeprokuror i Prokurorisë së Qarkut në Prishtinë.

Gazeta ka dërguar pyetje me shkrim në adresë të Krye prokurorisë për të kërkuar një sqarim lidhur me lakimin e emrit të tij në përgjimet e kësaj afere, por nuk kanë dhënë ndonjë përgjigje shtesë, me atë që është thënë nga reagimi i Kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi, të martën.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat