“Në Hade po bëhet manipulim nga njerëz të lidhur me pushtetin”

Politika

“Në Hade po bëhet manipulim nga njerëz të lidhur me pushtetin”

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 13 dhjetor 2017 Në ora: 22:10
Ilustrim

Banorët e Hadës dhe Shipitullës kanë 10 ditë afat kohor për të nënshkruar ofertën për shpronësim, në të kundërtën do të zbatohet ligji për shpronësim dhe do të fillojnë punë ‘bagerat’. Kështu deklaroi ditë më parë kryeministri Haradinaj, pas takimit me përfaqësuesit e këtyre dy fshatrave.

Haradinaj tha se nuk mund të ngec puna për shkak të disa matrapazëve, që përmes krizës energjetike dhe situatën e zhvendosjes duan ta plaçkitin shtetin.

Për këtë ultimatum, analisti politik Faton Mehmeti në një prononcim për gazetën “Bota sot” ka thënë se në Hade po bëhet manipulim nga njerëz të pushtetit dhe se ultimatumi nuk do të duhej të përdorej nga një kryeministër.

Image
Faton Mehmeti

“Në Hade po bëhet manipulim nga njerëz të lidhur me pushtetin, të cilët kanë ndërtuar shtëpi veç për të marrë trefishin e çmimit për shpronësim. Andaj ultimatumi i kryeministrit është rrjedhojë e kësaj dhe si i tillë mund ta zhbllokojë gjendjen. Edhe pse ultimatumi s’duhet të ekzistonte në fjalorin e një kryeministri, në këtë rast e arsyetoj kryeministrin pasi vendi s’mund të mbetet peng i disa banditëve e të cilët për interesa të tyre po rrezikojnë vendin të mbetet pa energji elektrike”, është shprehur ai.

Sipas tij, duhet parë pas 10 ditësh si do të veprohet nga qeveria, apo ultimatumi ka qenë vetëm propagandistik.

“Duhet pritur afati dhjetë ditor për të parë si do veprojë qeveria, apo fjalët e Ramushit ishin për efekt propagandistik. Pa harruar këtu se kjo çështje është emergjente, andaj s’duhet fjalë por punë, ndryshe rrezikohemi për një dimër të vështirë pa energji elektrike”, ka deklaruar Mehmeti për “Bota sot”./BS/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat