“Ministrat të përfaqësojnë denjësisht institucionin nga vijnë”

Politika

“Ministrat të përfaqësojnë denjësisht institucionin nga vijnë”

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 13 dhjetor 2017 Në ora: 22:23
Qeveria PANA-Lista serbe

Avokati Adrian Gjoshi ka thënë se sipas kushtetutës së vendit vetëm kryeministri i Kosovës ka të drejtë të ndërrojë ministrat dhe se është legjitim që të bëhet shkarkimi i këtyre të fundit.

Image
Adrian Gjoshi

“Është legjitim mocioni për shkarkimin e ministrave që nuk punojnë si duhet. Megjithatë, sipas nenit 94 para. 4 të kushtetutës së Kosovës, vetëm kryeministri ka kompetence për të ndërruar anëtarët e qeverisë”, ka thënë ai.

Gjithashtu, Gjoshi ka shtuar se Kryeministri si udhëheqës dhe përfaqësues i qeverisë, duhet të sigurohet që secili ministër të përfaqësoj denjësisht institucionin nga vjen.

“Mbi të gjitha, kryeministri duhet të sigurohet nëse ministra të caktuar të qeverise se tij meritojnë te vazhdojnë të paguhen nga taksat e qytetareve të Republikës së Kosovës”, ka përfunduar Gjoshi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat