Ligji “Antimafia” i domosdoshëm në Kosovë

Politika

Ligji “Antimafia” i domosdoshëm në Kosovë

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 14 dhjetor 2017 Në ora: 18:21
Florin Vërtopi

Duke folur rreth asaj se a është i nevojshëm në Kosovë Ligji “ Antimafia” dhe se a do ti zgjidhte shumë probleme ky ligj sikur të hynte në fuqi, avokati Florin Vërtopi ka thënë për “ Bota sot” se miratimi nga ana e Kuvendit të RK, të Ligjit “Antimafia” pothuajse është i domosdoshëm.

Sipas tij, në Republikën e Kosovës janë në fuqi Ligje të cilat bien ndesh njëra me tjetrën, për “ Sipas nenit 109 par.1 dhe par.2 (Prokurori i Shtetit), të Kushtetutës të RK, Prokurori i Shtetit është institucion i pavarur me autoritet dhe përgjegjësi për ndjekje penale të personave të akuzuar për ndonjë vepër penale, sikurse është rregulluar me ligj. Prokurori i Shtetit vepron në bazë të Kushtetutës dhe Ligjit.

Nga kjo rrjedh se, Prokurori i shtetit duhet të zbatojë me përpikëri legjislacionin në fuqi respektivisht, dispozitat e Kodit të procedurës penale(KPP), Kodit penal (KP)”, ka thënë Vërtopi. Ai ka theksuar se dispozitat ligjore, neni 7, 9.4, 10.2, 19, 103,240,262, etj., të KPP si dhe dispozitat e nenit 96-99 të Kodit penal të RK, janë të qarta lidhur me “barrën e të provuarit”, kjo i bie që Prokurori i Shtetit para Gjykatës në tërësi e ka barrën e të provuarit lidhur me ndjekjen penale, shpalljen fajtorë dhe konfiskimin e aseteve të fituara me anë të kryerjes së veprës penale nga i pandehuri. “ Sipas nenit 7.7 dhe 7.6 të Ligjit për kompetenca të zgjeruara për konfiskimin e pasurisë së përfituar me vepër penale, “barra e të provuarit” se pasuria e tij është përfituar nga të ardhurat legjitime bie mbi të pandehurin. “ Me këto norma të cilat janë në kundërshtim me njëra tjetrën, nuk mundet të bëhet në mënyrë efikase ndjekja penale.

Në fakt, me këto norma të këtilla në fuqi mund të shkelen liritë dhe të drejtat e njeriut sepse mund të dëmtohen qytetarët të cilët me ndjersë e kanë krijuar pasurinë e tyre. Prandaj, në Republikën e Kosovës është i domosdoshëm miratimi i Ligjit Antimafia si Ligj special dhe ndryshimi i normave tjera ligjore (KPP, KP) të cilat janë në kundërshtim me Ligjin Antimafia. “Barra e provës”, për të vërtetuar se pasuritë janë fituar në mënyrë të ligjshme, i përket personit, kundër pasurive të të cilit kërkohet konfiskimi”, ka thënë avokati Vërtopi. Ai konsideron se vlera reale e këtij ligji qëndron në faktin se, nuk do të jetë prokurori që do të provojë kundërligjshmërinë e vënies së pasurisë, por do të jetë individi, i cili duhet të provojë të kundërtën përpara gjykatës me prova dhe fakte konkrete sesi e ka fituar pasurinë e ngrirë dhe konfiskuar .

”Qëllimi i Ligjit Antimafia është që të godit krimin e organizuar dhe trafikimin, etj., nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë të cilët kanë një nivel të pajustifikuar ekonomik, si rezultat i veprimtarisë së dyshuar kriminale. Për sa kohë korrupsioni vazhdon të jetë i pranishëm në Kosovë, që synon nxitjen e përfshirjes së bashkëpunëtorëve të drejtësisë në rastet e korrupsionit”, ka thënë Vërtopi. Sipas të njëjtit, hetimi dhe ndëshkimi lind si domosdoshmëri në marrjen e masave plotësuese, ku përpos sanksioneve penale, të aplikohen masat e tjera që lidhen me konfiskimin dhe sekuestrimin e pasurive që burojnë nga veprimtaria kriminale e korrupsionit.

“Presidentit Obama në Shtator 2012, deklaroi se : “E ardhmja nuk duhet t’u përkasë të korruptuarve që vjedhin burimet e një vendi. Ajo duhet t`i përkasë studentëve dhe sipërmarrësve, punëtorëve dhe pronarëve të bizneseve, të cilët kërkojnë një prosperitet më të gjerë për të gjithë njerëzit…”.

Kurse Ish-Prokurori të Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Edëin Meese, deklaronte se: “Lufta kundër korrupsionit duhet filluar me konfiskimin e të gjitha pronave dhe pasurive të paligjshme që politikanët kanë grumbulluar, të cilat ata nuk mund t'i justifikojnë si të vëna përmes të ardhurave të rregullta”, është shprehur avokati Vërtopi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat