Peticioni për Gjykatën Speciale, i destinuar të dështojë

Politika

Peticioni për Gjykatën Speciale, i destinuar të dështojë

Arben Sylejmani Nga Arben Sylejmani Më 15 dhjetor 2017 Në ora: 17:27
Gjykata Speciale

Peticioni i nisur nga ana e organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, ku po kërkohen nënshkrimet e qytetarëve të Kosovës për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, është i destinuar që të dështoj.

Kështu thonë deputet dhe njohës të çështjeve juridike në vend, pasi që sipas tyre Gjykata Speciale është në prag të ngritjes së aktakuzave ndaj atyre personave që dyshohen se mund të kenë kryer krime gjatë luftës nëKosovë.

Organizatat e dala nga lufta, dje ka nisur peticionin për ndryshimin e këtij ligji.

Ata thonë, se themelimi i kësaj gjykate është një padrejtësi për Kosovën, sepse me këtë dënohen vetëm krimet e pretenduara që janë bërë nga shqiptarët, por jo krimet dhe gjenocidi serb gjatë luftës në vend.

“Në atë që e kërkon populli duam ta bëjmë realitet, është hera e fundit, është shansi i fundit i atyre që kanë gabuar në nënshkrimin e kësaj gjykate. Dëshira jonë dihet që moti, dëshira jonë është që Gjykata Speciale të mos ndodhë fare, të hiqet tërësisht dhe ato punë t’i kryej gjykatat e Kosovës, por meqë ka ardhur deri këtu puna atëherë Gjykata Speciale që është aprovuar në Kuvend ka bërë shkeljet e para, shkeljet njerëzore. Mund të them se i ngjason një gjykate të një kohe të fashizmit kur atëherë shpallët një anshëm një popull fajtor”, është shprehur, Nasim Haradinaj, nënkryetari i organizatës së veteranëve të luftës së UÇK-së.

Por, deputetët e partive shqiptare thonë se ky peticion është i vonuar, dhe nuk mendojnë se përmes këtij peticioni do të arrij të bëhet ndonjë ndryshim sa i përket speciales.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Shtunën dhe të Dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat