Kosovës po i goditën vajzat dhe djemtë

Politika

Kosovës po i goditën vajzat dhe djemtë

Idriz Zeqiraj Nga Idriz Zeqiraj Më 15 dhjetor 2017 Në ora: 17:31
Albin Kurti, i rrethuar nga Policia e Kosovës

Jemi dëshmitarë të një mashtrimi të madh, madje, deri në tradhti kombëtare. "Bisedimet me Serbinë do të jenë vetëm teknike dhe kurrë politike", - çirreshin kryeministri Hashim Thaçi dhe lëvriçka Editë Tahiri. Kjo e dyta, pas intrigimeve përçarëse, brenda LDK-së, kinse formoi parti. Në fakt, ajo nuk kishte as kryesi! Por, gjithëçka ishte me porosi. Edita fliste për vizionin e Hashimit dhe u vu në krye të bisedimeve, deri edhe ministre! Ajo ishte marrë nga rruga dhe nuk përfaqësonte askënd. Analisti Bajrush Morina e portretizon besnikërisht: "Plaka politike" e Kosovës, Editë Tahiri, sa herë kthehet nga Brukseli, po na e sjell nga një "sherr" për Kosovën". Pra, rezultoi se binomi namkeq, Hashimi-Edita, "bisedimet teknike", i kishin për konsum, ndërkohë që konspironin çështje të mprehta politike, të cilat, assesi nuk ishin në kompetencë të tyre, pa qenë të autorizuar.

Vetëvendosje e vetme në mbrojtje të Republikës

Përjashto disa  gazetarë, të gjithë të tjerët heshtnin apo flitnin kafeneve, "pa e bërë të madhe"! E vetmja ishte Lëvizja Vetëvendosje, e cila reagoi në mënyrë të organizuar, dinjitetshëm, në mbrojtje të Republikës, të sovranitetit tokësor të Kosovës. Përleshjet, deri në përgjakje, të vajzave dhe të djemëve të Vetëvendosjes, për t`i denoncuar dhe anuluar marrëveshjet e pista e konspirative të Hashim Thaçit dhe mashtrimet rrenacake e hipokrite të "Plakës politike", Editë Tahiri.

E njëjta heshtje dhe pritshmëri fatale për Kosovën, pasoi nga subjektet tjera politike të vendit, kur Serbia ngriti çështjen e fshatrave serbe, me synimin për t`i pavarësua në komuna, nepërmjet Decentralizimit. Dhe, Decentralizimin Serbia e realizoi nepërmjet agjentëve të saj në PDK-e dhe AAK-a. Këto dy parti-banda, në mars-prillin 2OO4, organizuan protestat e dhunshme, kundër pleqve e plakave serbe, djegien e shtëpive dhe kishave të tyre, duke i bindur ndërkombëtarët, se Serbia duhet të bëhet hisedare në sundimin e Kosovës. Nga Decentralizimi, duke bërë fshat e komunë, u kalua në Bashkësinë e komunave serbe, përkatësisht, "Zajednica".

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Shtunën dhe të Dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat