Flet analisti politik: Ja çka do të ndodh nëse nuk kalon Demarkacioni

Politika

Flet analisti politik: Ja çka do të ndodh nëse nuk kalon Demarkacioni

Nesib Hoti Nga Nesib Hoti Më 16 dhjetor 2017 Në ora: 15:52
Pika kufitare Kosovë-Mali i Zi

Qeveria e Kosovës në fillim të këtij muaji e procedoi për në Kuvend marrëveshjen për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Derisa deputetët e pozitës dhe opozitës nuk po heqin dorë nga qëndrimet e tyre për sa i takon çështjes së Demarkacionit, Kosova po vazhdon edhe me tutje të përballët me problemin kryesor, e që është mos liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës.

Një problem tjetër nëse nuk ratifikohet marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi, sipas njohësit të zhvillimeve politike, pritet të jetë edhe vazhdimi i ngërçit politik.

Blerim Burjani, në një prononcim për “Bota sot”, thotë se nëse deputetët e kësaj legjislature nuk e ratifikojnë marrëveshjen për Demarkacionin, Kosova nuk do të mund të tejkalojë ngërçin politik.

Image
Blerim Burjani

“Nëse Kuvendi i Kosovës nuk e ratifikon marrëveshjen për Demarkacionin, Kosova nuk do të mund të tejkalojë ngërçin politik, por edhe nëse bëhet gati PDK-ja të votoj duhet patjetër të ketë votat e LDK-së, AAK-së dhe NISMA-s, në të kundërtën kjo Qeveri mund të bie në janar”, u shpreh Burjani.

Kujtojmë se përkundër që Qeveria e Kosovës e procedoi për në Kuvend këtë marrëveshje, nuk dihet data se kur do të zhvillohet kjo seancë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat