Letra e Albin Kurtit shpëtoi Vetëvendosjen nga përçarja?

Politika

Letra e Albin Kurtit shpëtoi Vetëvendosjen nga përçarja?

Arbe Sylejmani Nga Arbe Sylejmani Më 17 dhjetor 2017 Në ora: 21:04
Mbledhja Këshillit të përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje

Lëvizja Vetëvendosje, ka mbajtur të dielën mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, ku ka vendosur që zgjedhjet brenda partisë të mbahen në muajin shkurt të vitit të ardhshëm ashtu siç e parasheh edhe statuti i saj. Gjatë kësaj mbledhjeje, është lexuar edhe një letër të cilin e kishte dërguar nga burgu deputeti Albin Kurti. Kurti, në këtë letër ka folur mbi zhvillimet e fundit brenda partisë, derisa në “njëfarë mënyre” ka falur deputeten Aida Dërguti për ofendimin në drejtim të tij.

Anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje kanë marrë vendim një zëri për shpalljen e zgjedhjeve brenda partiake. Zgjedhjet do të mbahen në fund të muajit shkurt, ashtu siç parasheh statuti.

Lajmin e ka bërë të ditur kryesuesi i Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, Hydajet Hyseni pas përfundimit të mbledhjes, e cila ka zgjatur më shumë se katër orë.

“U vendos që të shpallen zgjedhjet për kryetar, obligim ky i cili ka qenë edhe me Statut, pasi Visar Ymerit i përfundon mandati në muajin shkurt”, ka thënë Hyseni.

Në këtë mbledhje kanë marrë pjesë 133 delegatë të Vetëvendosjes, ndërsa ka munguar kryetari aktual, Visar Ymeri, Dardan Molliqaj, Ali Lajçi dhe Shqipe Pantina.

Prezent nuk ka qenë as ish-lideri, Albin Kurti dhe Donika Kada-Bujupi, për faktin se këta dy të fundit gjenden në burg.

Por, liderin shpirtëror nuk e kanë penguar as grilat dhe qëndrimi brenda qelisë për t’iu drejtuar anëtarëve të këtij këshilli përmes një letre, të cilën e ka lexuar aktivisti Arben Vitia.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat