“Nuk fitoi Gani Dreshaj, por fituan të gjithë ata që ishin kundër Rugovës”

Politika

“Nuk fitoi Gani Dreshaj, por fituan të gjithë ata që ishin kundër Rugovës”

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 17 dhjetor 2017 Në ora: 21:36
Haki Rugova

Kandidati i AAK-së, për kryetar të Komunës së Istogut Gani Dreshaj, ka dalë fitues nga raundi i balotazhit për kryetar të kësaj komune, me 100 përqind i votave.

Këtë e kanë bërë të ditur rezultatet preliminare të KQZ-së, ku thuhet se Dreshaj i AAK-së ka dalë i pari në rivotimin, duke marrë kështu 10 mijë e 241 vota, ndërsa kandidati i LDK-së Haki Rugova, me 10 mijë e 189 vota.

Image
Faton Mehmeti

Duke folur rreth asaj se si komentohen rezultatet e zgjedhjeve në Istog, analisti politik Faton Mehmeti ka thënë për “ Bota sot”  se në këto zgjedhje nuk fitoi Gani Dreshaj, por fituan të gjithë ata, të cilët ishin kundër Haki Rugovës.

“Të them të drejtën në këtë raund balotazhi unë mendoj se nuk fitoi kandidati i AAK-së Gani Dreshaj, por fituan të gjithë kundër Haki Rugovës. Dhe ndonëse ky rezultat e dëmtoi LDK-në, megjithatë në anën tjetër siç duket edhe e favorizoi LDK-në, që në zgjedhjet e ardhshme të jetë e vetmja parti, e cila do të ketë të drejtë të kritikojë pushtetin lokal. Gjithsesi është vështirë të funksionojë një koalicion konglomerate në Istog”, ka thënë analisti politik Mehmeti.

Sipas tij, ky koalicion nuk do jetë në shërbim të qytetarëve por të rehatimit të militantëve të tyre.

“Në anën tjetër LDK duhet ti shikojë gabimet e saja, duke u përgatitur që të jetë opozitë e fortë dhe konstruktive. Ky rezultat është i ngushtë dhe flet mjaft mirë për forcën e LDK-së, që e vetme humbi për pak vota”, është shprehur analisti  Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat