“Thaçi nën ndikimin e frikës nga Gjykata Speciale”

Politika

“Thaçi nën ndikimin e frikës nga Gjykata Speciale”

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 19 dhjetor 2017 Në ora: 22:00
Hashim Thaçi

“Thaçi ka nënshkruar në Bruksel çdo gjë që i është ofruar vetëm sa për tu shfaqur i mirë dhe i butë përpara BE-se, dhe shteteve tjera. Të gjitha këtë role ai i ka bërë për tu shfaqur përpara të huajve si garantues i stabilitetit në vend, duke u munduar të shkëmbej të bëmat e tija me heshtjen e ndërkombëtarëve. Gjithsesi nisma e Thaçit për pajtim është pa sens, e bërë nën ndikimin e frikës së Gjykatës Specialë”, ka thënë analisti Faton Mehmeti.

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, ditë më parë ka ngritur problemin e “pajtimit” brenda territorit të Kosovës, pa e shtjelluar mirë faktin, se me kënd në të vërtetë duhet të “pajtohen” qytetarët e Kosovës dhe nëse duhet të pajtohen me Serbinë apo me popullatën e vet.

Njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se kjo çështje është  një duplofikim i një procesi që ka ndodhur në Bruksel, ku qytetarët e Kosovës janë dakord kur Serbia e pranon Kosovën, gjë që  nuk mund të quhet  “pajtim” por normalizim i Marrëdhënieve Ndërshtetërore.

Anëtari i LDK-së Bajram Gecaj ka thënë se Komisionet e tilla për të vërtetën dhe pajtimin janë një fenomen i kohërave të reja, që datojnë që nga vitet e tetëdhjeta të shekullit të kaluar e tutje dhe që zakonisht ngritën në vendet me konflikte të theksuara.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Merkuren në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat