NZZ shkruan për përplasjet Kosovë-BE, ja çfarë po tenton të bëjë Thaçi

Politika

NZZ shkruan për përplasjet Kosovë-BE, ja çfarë po tenton të bëjë Thaçi

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 20 dhjetor 2017 Në ora: 10:41
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi mundon më shumë aleatët ndërkombëtarë. (Image: Vassil Donev / EPA)

Sipas “NZZ”, Thaçi tani kërkon ti jap fund servilitetit të Kosovës dhe kjo gjuhë është dëgjuar më parë nga Vetëvendosja që flet kundër «kolonizimit të Kosovës» nga misionet e OKB dhe BE.

Presidenti Thaçi tregon anën tjetër: ai akuzon BE për mos mbajtjen e fjalës dhe papritur kundërshton Gjykatën Speciale për krimet e UÇK. Serbia shikon veten në rolin e jashtëzakonshëm të «good guy», shkruan media zvicerane “NZZ”.

Më pas prestigjiozja ndalet te peticioni i Organizatave të Vetëranëve të Luftës së UÇK-së, të cilët kërkojnë ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Gjykatën Speciale, i cili sipas tyre është “antishqiptar” dhe “duhet të sillet edhe njëherë në parlament.” Kjo iniciativë mbështetet nga hierarkia politike e Kosovës, ku presidenti Hashim Thaçi, gjatë një fjalimi përpara një trupi të armatosur lehtë, tha se Gjykata Speciale është themeluar me presione të mëdha nga ana e BE.

Sipas “NZZ”, Thaçi tani kërkon ti jap fund servilitetit të Kosovës dhe kjo gjuhë është dëgjuar më parë nga Vetëvendosja që flet kundër «kolonizimit të Kosovës» nga misionet e OKB dhe BE.

Prej nga vjen ky ndryshim i Thaçit?

Gjatë një debati në Prishtinë, vetë presidenti jep përgjigjen e këtij ndryshimi. “Ambasadat perëndimore ia kishin bërë të qartë: nëse miratohet Gjykata Speciale do kishte liberalizim të vizave me BE dhe leje për krijimin e ushtrisë. Por perëndimi nuk e mbajti fjalën.”

Përfaqësuesit e BE e demantojnë një marrëveshje të tillë. Me gjasë është një sqarim tjetër i frustrimit të Thaçit. Kosova ndodhet në një bllokadë totale politike. Dhjetë vjet pas pavarësisë është i papërfunduar ndërtimi i shtetit dhe njohjet ndërkombëtare nuk kanë përfunduar as brenda BE. Gjithashtu në kohën kur muri i vizave ka rënë për Gjeorgjinë dhe Ukrainën, kjo nuk vlen për vendin me dy milion banorë të Kosovës. “Zemërimi është i vetëkuptueshëm, debakli ka ardhur nga gabimet e veta,” përcjell botasot.info.

Ndryshimi i roleve me Serbinë

Në anën tjetër Serbia duket mjaft mirë. Presidenti i saj i fuqishëm e ka kapur shtetit, nga një opozitë që ka humbur gjurmët. Aleksandar Vucic ndihmoi Europën gjatë valës së refugjatëve dhe tani kërkon të sëpaku de facto të pranojë pavarësinë e Kosovës. Flirti i tij me Moskën i tërheqin me vëmendje Berlinit dhe Brukselit: andaj Beogradi tani lejohet të hap dy kapituj tjerë të bisedimeve me BE.

“Serbia papritur është kthyer në rolin e pazakontë të «good guy». Vetëm kjo mjaftonte, për të sqaruar frustrimin e thellë të banorëve të Kosovës,” shkruan në fund autori Andreas Ernst për NZZ./Bota sot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat