E kaluara tragjike e shqiptarëve, nuk e ndali Haradinajn të përshëndes në gjuhën serbe

Politika

E kaluara tragjike e shqiptarëve, nuk e ndali Haradinajn të përshëndes në gjuhën serbe

Nesib Hoti Nga Nesib Hoti Më 20 dhjetor 2017 Në ora: 23:14
Ramush Haradinaj, ka përshëndetur kryeministren serbe, Bërnabiq, në gjuhën serbe me “Dobro veçe”.

“E tëra është një veprim i panevojshëm kur mirën parasysh raportet e Kosovës dhe Serbisë, dhe kjo e fundit sikur nuk është e interesuar që të ketë tensionim që po vazhdon, të zbutet dhe të ketë një lloj relaksimi edhe në këto takime për të cilat po flasim”, tha Blerim Burjani për gazetën “Bota sot”.

Zëvendëspresidentja e Komisionit Evropian për Politikat e Sigurisë, Federica Mogherini zhvilloi një takim me kryeministrat e Ballkanit Perëndimor për të diskutuar situatën në rajon dhe për mundësitë për përparimin e rajonit drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Çka bie në sy në takimin e gjashtë kryeministrave të Ballkanit në Bruksel, ishte përshëndetja “Dobro veçe” e ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Haradinaj pas takimit, ka përshëndetur kryeministren serbe, Ana Brnabiq, në gjuhen serbe, duke e përjetuar pastaj injorimin e rëndë nga homologia serbe, e cila vetëm ia zgjati dorën duke mos i kthyer asnjë përgjigje.

Ish-komandanti i zonës Operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj, tani kryeministër i Republikës së Kosovës, në një seancë të Kuvendit të Kosovës kishte thënë se nuk i merr me të mirë si Hashim Thaçi zyrtarët e BE-së. Por, Haradinaj me këtë veprim po del që po i ndërron fjalët, paradite ndryshe e pas dite ndryshe. (Tekstin e plotë mund ta lexoni të Enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat