“Peticioni për Specialen, përpjekje e dëshpëruar e binomit Thaçi–Haradinaj”

Politika

“Peticioni për Specialen, përpjekje e dëshpëruar e binomit Thaçi–Haradinaj”

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 20 dhjetor 2017 Në ora: 23:22
Ramush Haradinaj dhe Hashim Thaçi

Sot është bërë dorëzimi në Kuvend e Kosovës të mbi 15 mijë nënshkrimeve të peticionit të iniciuar nga organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me anë të cilave kërkohet shfuqizimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Analisti Nexhat Haziri ka thënë për “Bota sot” se peticioni për ndryshimin e ligjit për Gjykatën Speciale i iniciuar nga Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj përmes shoqatave të dala nga lufta.

Ai ka theksuar se kjo peticion është i vonuar dhe se rrjedhimisht nuk mund të ndikoj as në ligjin për Gjykatën Speciale e as në punën e sajë.

Image
Nexhat Haziri

“Është maskaradë e presidentit dhe kryeministrit për ta sfiduar drejtësinë në Kosovë. Ky peticion vije tani me dy vite vonesë, tani kur pritët që në fillim vitin e ardhshëm të ngritën edhe akuzat e para nga Gjykata special, akuza këto që do të përfshijnë zyrtarët më të lartë të shtetit, dhe rrjedhimisht nuk mund të ndikoj as në ligjin për Gjykatën speciale e as në punën e sajë, për arsyeje se më këtë proces Kosova ka marrë mbi vetë obligime edhe në raport me BE dhe SHBA-në, dhe çfarëdo tentimi për ta sfiduar këtë proces do të thotë një largim i Kosovës nga agjenda e integrimeve euro-atlantike”, ka thënë Haziri

Gjithashtu, ai ka potencuar se peticioni për ndryshimin e ligjit për Specialen, ka për qëllim që të bëhet një lloj kompromisi që vrasjet politike mos të  trajtohen nga kjo Gjykatë.

“Pra është një përpjekje e dëshpëruar e binomit Thaçi –Haradinaj, të cilët nuk e kanë shumë hallin pse kjo Gjykatë nuk i trajton edhe krimet serbe ndaj shqiptarëve, pasi për një gjë të tillë, është pikërisht fajtor Thaçi, por halli I tyre është mundësi që kjo gjykatë ti trajtoj edhe vrasjet e shqiptarëve gjatë periudhës së luftës dhe pas, vrasje këto me motive politike, dhe përgjegjësia e këtyre vrasjeve shkon deri të presidenti Thaçi, kryeministri Haradinaj dhe kryeparlamentari Veseli. Andaj peticioni për ndryshimin e ligjit për Specialen, ka pikërisht këtë qëllim që të behet një lloj kompromisi që këto vrasjet politike mos të trajtohen nga kjo Gjykatë”, ka përfunduar Haziri për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat