Viti i Presidentit, akuza e “fërkime” me BE-në për Gjykatën Speciale

Politika

Viti i Presidentit, akuza e “fërkime” me BE-në për Gjykatën Speciale

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 21 dhjetor 2017 Në ora: 19:21
Hashim Thaçi, foto ilustrim nga Bota sot

Seanca e fundit të Kuvendit të Kosovës, për këtë fundvit, është rezervuar për adresimin me një fjalim vjetor të Presidentit të Republikës së Kosovës Hashim Thaçi para deputetëve të Kuvendit të Republikës të Kosovës.

Megjithatë ende nuk dihet se si do të sillen në këtë seancë deputetët e ish opozitës së tanishme, ata të LDK-së, dhe ata të opozitës së mandatit të kaluar të cilët edhe protestuan kundër zgjedhjes së tij në këtë pozitë, ata nga AAK dhe Nisma për Kosovën. A do ta dëgjojnë këta deputet fjalimin vjetor të presidentit Thaçi, zgjedhjen e të cilit vazhdimisht e patën kontestuar, madje edhe ftesat e tij për takime me krerët e partive politike i refuzonin, duke provuar që ta bëjnë një president të izoluar nga politika kjo mbetet të shihet.

Nga ana tjetër asnjë deputet nga subjektet e ndryshme politike, të lartcekura nuk kanë pranuar të flasin në lidhje me këtë çështje për “ Bota sot”.

Njohësi i politikave ndërkombëtare të sigurisë, profesor Jeton Kelmendin ka thënë se fjalimi i paraparë në fundvit është diçka normale dhe duhet të ndodh.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat