Tahiri për rritjen e pagës së kryeministrit: Ramushi vet e shkruajti, vet e vulosi!

Politika

Tahiri për rritjen e pagës së kryeministrit: Ramushi vet e shkruajti, vet e vulosi!

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 21 dhjetor 2017 Në ora: 22:46
Ramush Haradinaj

Në mbledhjen e djeshme të Qeverisë së Kosovës, kryeministri i Kosovës  Ramush Haradinaj ka marrë vendim për rritjen e pagave për disa pozita në Qeverinë e Kosovës, përfshirë edhe pagën e tij.

Vendimi i marrë në 100 ditëshin e Qeverisë së udhëhequr nga ai, u bë për shkak të mospërputhjes në mes të pagave.

Në dokumentin e siguruar nga gazeta “Bota sot”, figuron rroga e kryeministrit në vlerë prej 2950 euro. Ndërsa që Isa Mustafa gjatë kohës që ishte kryeministër, ka pasur pagën mujore 1440 euro dhe në bazë të projektligjit të miratuar nga ajo qeveri, parashihej që paga për kryeministrin të rritet për rreth 1000 euro, më saktë, të jetë 2350 euro. Por, kryeministri Haradinaj e ka rritur pagën e tij në 2950 euro, duke e dyfishuar atë.

Përpos pagës së tij, Haradinaj ua ka rritur pagat edhe zëvendës kryeministrave, zëvendës ministrave, e zyrtarëve të tjerë të Qeverisë.

Image
Ramush Tahiri

Për këtë vendim të kryeministrit, politologu Ramush Tahiri në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se duhet të ketë rregull dhe koeficient të punëve, pozitave e pagave dhe për këtë vendim duhet debat parlamentar, si dhe për punën e vendimet e qeverisë deri tani.

“Po kur ia rritin vetes e kuptueshme që nuk janë modest. Duhet të ketë rregull dhe koeficient të punëve, pozitave e pagave. Kur e kanë mundësinë dhe kur ‘vet shkruan e vet vulos.' Atëherë është i kotë dhe i paefektshëm çdo mendim qytetar, se për qëndrim as që mund të flasim. Duhet debat dhe kontroll parlamentar për punën dhe vendimet e ekzekutivit”, ka deklaruar Tahiri për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat