Avokati: Kështu mund të bëhen ndryshimet kushtetuese për mënjanimin e ngërçeve politike

Politika

Avokati: Kështu mund të bëhen ndryshimet kushtetuese për mënjanimin e ngërçeve politike

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 21 dhjetor 2017 Në ora: 23:58
Ilustrim

Avokati Abdylaziz Sadiku ka folur për gazetën “Bota sot”, lidhur me ndryshimet në Kushtetutë për mënjanimin e ngërçeve të reja politike.

Ai ka thënë se ky ndryshim është dashur të bëhet kohë më parë dhe se zvarritjet në këtë drejtim i shkojnë në favor përfituesve të pa ndershëm.

Image
Abdylaziz Sadiku

 “Kaherë ishte nevojë imanente e posaçërisht pas atij vendimit të Gjykatës Kushtetuese kur u bë interpretimi i dispozitave përkatëse jo ashtu siç e kishin qëllimin. Zvarritjet në këtë drejtim i shkojnë në favor përfituesve të pa ndershëm”, ka thënë Sadiku për “Bota sot”.

Ai ka theksuar se duhet të formohen më shumë zona zgjedhore e të ndërpriten dallaveret e mëdha.

“Po ashtu edhe ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për zgjedhjet duhet të bëhen sa më parë dhe kështu pos tjerave të formohen më shumë zona zgjedhore e të ndërpriten dallaveret e mëdha”, ka përfunduar avokati Sadiku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat