Analisti ia përmend skandalet Haradinajt pas 100 ditësh në Qeveri

Politika

Analisti ia përmend skandalet Haradinajt pas 100 ditësh në Qeveri

Nga: Arbnore Zhushi Më: 22 dhjetor 2017 Në ora: 23:24
Ramush Haradinaj

Qeveria e ndërtuar nga koalicioni PDK-AAK-NISMA-AKR dhe Lista Serbe, ka mbushur 100 ditë të punës së saj.

Ndonëse liderët e këtij koalicioni, kishin bërë premtime të mëdha para se të merrnin mandatin, pas 100 ditësh, ata nuk i kanë realizuar ato. Madje, gjatë kësaj periudhe, kjo Qeveri ka shkaktuar edhe skandale.

Për këto ka folur në një prononcim për gazetën “Bota sot”, analisti politik Leon Duhanaj.  Ai e ka përmendur këtu numrin e madh të zëvendësministrave dhe aryetimin e kryeministrit Ramush Haradinaj për gjuajtjen me armë nga ministrat e tij.

Image
Leon Duhanaj

"Nëse do të analizohej puna e qeverisë në bazë të asaj që është premtuar, atëherë mund të konstatohen mospërmbushje premtimesh. Të flasimpër skandale, bazuar në kontekstin e Kosovës, duke do të thoja që ka hapësirë. Në anën tjetër, nëse analizën e bëjmë nga konteksti teorik optimal, atëherë, lirisht mund të themi se, i gjithë spektri politik, pa asnjë përjashtim, është skandaloz. Po, ka disa aspekte, të cilat nuk do duhet të ndodhnin si p.sh: numri i madh i zv. Ministrave, arsyetimi i gjuajtjes më armë (edhe pse një gjë e tillë është e bazuar në traditën tonë), por është edhe e kundërligjshme, këndej arsyetimi është banal”, është shprehur Duhanaj.

Ndërkaq, për Demarkacionin, analisti politik ka thënë se kjo çështje ndikon drejtpërdrejtë në karrierën politike të Haradinajt.

“Çështja e demarkacionit, është diçka që duhet të shkojë përpara. Kryeministri Haradinaj, është në dijeni rreth rëndësisë që ka. Këndej nuk besoj që.fuhet na neglizhoj. Sepse.perpos që e lë Kosovën mbrapa, por i rrezikon drejtëpërdrejtë karrierën e tij politike. Duke qenë se ishte kohë fushate, faktori kohë ndoshta.mund t'i arsyetohet. Po ashtu, edhe çështja e ngarkesës kadrovike në qeveri. Numri i madh i zv. Ministrave, është rezultat i negociatave të koalicionit”, ka thënë për “Bota sot”, Leon Duhanaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat