“Thaçi në kurthin që e ndërtoi vet për Gjykatën Speciale”

Politika

“Thaçi në kurthin që e ndërtoi vet për Gjykatën Speciale”

Hava Orana Xhukolli Nga Hava Orana Xhukolli Më 23 dhjetor 2017 Në ora: 18:22
Hashim Thaçi

Mbrëmë Kuvendi i Kosovës, ka dështuar në shfuqizimin e Gjykatës Speciale, ashtu siç ishte kërkuar nga 43 deputetët të Kuvendit të Kosovës. Këta deputetë me një kërkesë ndaj Kuvendit, deshën që ta shpërbëjnë ligjin për Gjykatë Speciale, por meqë nuk kishte kourum të mjaftueshëm, dështoi kjo kërkesë, e cila ngjalli reagime të shumta nga ndërkombtarët.

Ndonëse u pa si i papranushëm ky vendim, megjithatë nga njohës të fushës së drejtësisë kanë thënë se Specialja edhe mund të shfuqizohet, veq se kjo, mund të ndikojë negativisht në të ardhmen e Kosovës.

Gjoshi: Specialja mund të shfuqizohet, por pasoja të rënda e presin Kosovën

Image
Adrian Gjoshi

Kështu, avokati Adrian Gjoshi në një përgjigje për “Bota sot”, ka thënë se ligji për Specialen edhe mund të shfuqizohet, mirëpo kjo do të ishte një lojë shumë e rrezikshme për Kosovën.

“Ligji për Gjykatën Speciale mund të shfuqizohet, megjithatë, një nismë e tillë legjislative është e papranueshme. Gjykata Speciale ka ardhur si rezultat i një amandamentimi kushtetues dhe votimit parlamentar (me shumicë të kualifikuar) të ligjit për Gjykatën Speciale. Një zmbrapsje nga gjithë ajo çka ka ndodhur dhe nga gjithë ajo çka është votuar, do të ishte papjekuri dhe lojë e rrezikshme e Kosovës për Kosovën”, ka thënë avokati Gjoshi për “Bota sot”.

Ai ka thënë më tutje se nëse do të kishte rezultat pozitiv kjo kërkesë për Specialen, atëherë Kosova do të humbte marrëdhëniet me përkrahësit e saj dhe do të betononte izolimin e saj.

“Nëse do të kishte sukses kjo iniciativë legjislative, Kosova do të kishte pasoja të rënda, duke humbur përkrahësit e saj strategjik; duke betonuar izolimin e saj; dhe përfundismisht duke minuar të ardhmen e vendit tonë”, ka thënë Gjoshi.

Xhemajlaj: Thaçi ushtronte presion mbi deputetët

Image
Isa Xhemajlaj

Nga ana tjetër, zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Isa Xhemajlaj ka thënë se Specialja edhe do të mund të evitohej dhe jo kryeministri i asokohe Hashim Thaçi të merrte vendime të dëmshme për vendin.

“Mendoj që po t’i kishim kryer detyrat tona, kjo gjykatë ka mundur të evitohej apo të paktën të mos ishte gjykatë selektive. Nuk jam i sigurt se si do të zhvillohen gjërat në parlament rreth shfuqizimit të këtij ligjit, por është dashur me koh? t’i bëhet anailzë kësaj çështje, e jo ish kryeministri të merrte vendime që kanë pasoja për vendin”, ka theksuar Xhemajlaj.

Ai ka thënë më tutje se ende nuk e ka të qartë pse ish kryeministri Thaçi ushtronte presion mbi deputetët për këtë gjykatë.

“As sot se kam të qartë pse ish kryeministri atëherë ushtronte presion mbi deputetët pro kësaj Gjykate? Sido që të vendoset rreth këtij ligji pro apo kontra, kjo çështje nuk do të kalojë pa pasoja për Kosovën”, ka thënë Xhemajlaj për “Bota sot”.

Kelmendi: Thaçi ka frikë nga Specialja

Image
Muhamet Kelmendi

Ndërkaq njohësi i çështjeve kushtetuese Muhamet Kelmendi, ka thënë se Kuvendi mund të shfuqizojë Specialen dhe kjo gjendje e rëndë erdhi nga rrjedhoja e ish kryeministrit, Hashim Thaçi.

“Natyrisht se po. Kuvendi ka votuar për dhe Kuvendi mund të shpallë vendimin e vetë. Është tjetër se pse dhe ku dërgon kjo? Mendoj se e tërë gjendja e rëndë është rrjedhojë e Hashim Thaçit. Ky ishte ai që e detyroi Kuvendin të votonte për dhe ky është ai që po bën çmos që të anulohet ligjiandi i tillë. Duket se ka frikë nga Gjykata. Atëherë kishte premtime tjera e tash ka rënë në kurth”, ka theksuar Kelmendi.

Ai ka shpjeguar edhe arsyen pse ishte dhe është edhe tash kundër kësaj gjykate.

“Po dua të them isha dhe jam kundër Gjykatës së tillë Speciale. Është gjykatë një nacionale e karakterit racist. Këtu është shkaku pse”, ka thënë juristi Kelmendi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat