Të ardhurat që do të përfitojnë Haradinaj dhe Veseli pas përfundimeve të mandateve

Politika

Të ardhurat që do të përfitojnë Haradinaj dhe Veseli pas përfundimeve të mandateve

Më: 23 dhjetor 2017 Në ora: 22:48
Haradinaj- Veseli

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj me një vendim që ka marrë ditë më parë, ia ka rritur vetit pagën në 2950 euro në muajt. Ndërkaq zëvendëskryeministrave numri i të cilëve arrin 71 në qeverinë e tij, do të përfitojnë nga 2 mijë e 500 euro.

Por pavarësisht pagës mujore që Haradinaj do të fitojë sa mban postin e kryeministrit, ai nga ky post do të fitojë edhe pasi do të largohet nga ky post. Kjo me ligjin për përfitimin e ish-zyrtarëve të lartë, që është në fuqi që nga viti 2008 i garanton përfitimin e 70 për qind të pagës.

Haradinaj që nga muaji dhjetor merr 2 mijë e 950 euro në muaj, ndërkaq pas përfundimit të mandatit, Haradinajt do të merr 2 mijë e 65 euro pa punuar fare.

Por Haradinaj për të përfitojë këtë shumë duhet të qëndrojë së paku gjashtë muaj, shef i qeverisë.

Bazuar në pagën bazë, të cilën e merr edhe kryeparlamentari i tanishëm, Kadri Veseli, rreth 2 mijë e 700 euro, pas mandatit në Kuvendin e Kosovës, ai do të paguhet nga shteti 1889 euro, si dhe do të gëzoj privilegjet tjera ligjore.

Përveç pozitës së kryeministrit nga ky ligj përfitojnë edhe ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, ish-Kryeprokurori i Shtetit dhe ish-kryetari i Gjykatës Supreme, gjatë gjithë jetës së tyre do të përfitojnë 70 për qind të pagës sa kanë qenë në detyrë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat