E premtja e zezë, Haradinaj, Thaçi e Veseli deshën ta izolojnë Kosovën për një natë

Politika

E premtja e zezë, Haradinaj, Thaçi e Veseli deshën ta izolojnë Kosovën për një natë

Arben Sylejmani Nga Arben Sylejmani Më 24 dhjetor 2017 Në ora: 19:33
Thaçi, Veseli dhe Haradinaj

”Populli i Kosovës është pro Gjykatës, sepse, populli i Kosovës qe 17 vjet është nën presionin e tyre, nën dhunën dhe terrorin e tyre, me vrasje të njerëzve më të mirë, me djegien e vlerave të shenjta si Flamuri i Dardanisë, me plaçkitjet e pronave, reketët e harraqet, nepotizmin dhe korrupsionin e galoponte. Pra, një ndërmjetësim i fuqishëm ligjor është i domosdoshëm”, thotë Skender Zogaj.

Mundësia për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale është e pamundur, kjo për faktin se PDK, AAK dhe NISMA-s për Kosovën nuk i kanë votat e mjaftueshme për ndryshimin e këtij ligji.

Deputetët e koalicionit qeverisës PANA të premten në mbrëmje kanë mbledhur 43 nënshkrime ku kanë kërkuar një seancë të jashtëzakonshme për ndryshimin e ligjit në fjalë.

Kjo kërkesë nuk u përkrah nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ata të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Kështu që në mungesë të kuorumit të anëtarëve në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, kjo çështje është shtyrë për mbledhjen e radhës, që pritet të mbahet në javën e tretë të muajit janar, pasi legjislativi ka shkuar në pushim dimëror.

Partitë e të ashtuquajturit  “krahut të luftës” nuk kanë dhënë një qëndrim se çfarë do të bëjnë me fillimin e punës së legjislativit, për javën e tretë të muajit janar.

Nga ana tjetër, njohës të çështjeve juridike thonë se për të ndryshuar projektligjin në fjalë, nevojiten 81 vota të deputetëve në Kuvendin e Kosovës, pasi që për këtë duhet bërë ndryshime kushtetuese.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa dje gjatë ditës ka dhënë një sqarim lidhur me refuzimin e deputetëve të këtij subjekti politik për të përkrahur kërkesën e 43 deputetëve të pushtetit për shfuqizimin e speciales.

Mustafa ka shkruar se LDK nuk është që ka dashur që të formohet kjo instancë ndërkombëtar për Kosovën, por sipas tij, tashmë është i pamundur shfuqizimi i saj.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat