Vjen alarmi: Gjykata Speciale mund të sjellë trazira në Kosovë

Politika

Vjen alarmi: Gjykata Speciale mund të sjellë trazira në Kosovë

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 26 dhjetor 2017 Në ora: 17:12
Selia e Gjykates Speciale

Në kohen kur po flitet se Gjykata Speciale do të ngre edhe aktakuzat e para pas fillimit zyrtar të punës se saj gjendja e sigurisë në Kosovë është e qetë ani pse shpallja e aktakuzave mund të sjell një përkeqësim të situatës apo pa kënaqësive të shumta.

Kë të dhëna të ndryshme në media se kush do të akuzohet nga Gjykata Speciale dhe se numri i aktakuzave do të jetë rreth 60 prej tyre, por nga kjo gjykatë ende nuk kemi asgjë zyrtare.

Image
Hajrullah Ternava

Eksperti i sigurisë Hajrullah Ternava ka thënë për “Bota sot” se përfituesit e këtij pushteti që nga çlirimi i Kosovës e deri tani janë munduar të bëjnë atë më të keqën që ta çrregullojnë situatën politike deri në destabilizimin e saj.

“Prandaj tani kur po e shohin se situata është e rrezikshme dhe Gjykata Speciale do të filloj se shpejti më arrestime të supozuarve që në periudhat 1998-2000 kanë bërë krime të renda sikur vrasje, shitje të organeve trupore e shume tjera vepra të renda. Ishte për habi periudha e vitit 2015 tani presidenti i shtetit Hashim Thaçi atëherë si kryetar partie i PDK-së dhe si Ministër i jashtëm në atë qeveri bënte çmos që ti bindë deputetet e vetë për miratimin e kësaj gjykate. Tani po i bie se ai kishte premtime se ai do te amnistohet dhe nuk do të përfshihet në këto akuza edhe që Dicke Marty në parlamentin Evropian e pat apostrofuar si kryesorin Hashim Thaçin si kryes i këtyre veprave të rënda. Tani kur e ka kuptuar se edhe vet do të jetë i akuzuar, tani vet e pranoj se bashkësia ndërkombëtare i ka tradhtuar parlamentin e Kosovës me miratimin e Gjykatës Specialë dhe tani po benë çmos që ta ç ‘fuqizoj miratimin e Gjykatës speciale” ka thënë Ternava. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat