Fati i presidentit, në duart e popullit!

Politika

Fati i presidentit, në duart e popullit!

Nebi Ajeti Nga Nebi Ajeti Më 27 dhjetor 2017 Në ora: 08:29
Hashim Thaçi

Neni 86 i Kushtetutës se Republikës së Kosovës parasheh që Presidenti i vendit të zgjidhet nga Kuvendi, me votim te fshehtë.

Mirëpo, Presidenti aktual i Kosovës Hashim Thaçi, ka deklaruar se Kushtetuta do të duhet të ndryshohet, dhe se presidenti të zgjidhet me votë të drejtpërdrejtë nga populli, e jo nga Kuvendi i Kosovës.

“As në të udhëhequrit e partisë, as pjesë e ndonjë përbërje të parlamentit e as në ndonjë pozicion të qeverive të ardhme të Kosovës”, ka thënë Thaçi. E vetmja mundësi e angazhimit tim është këtu në presidencë, por edhe mundësia e garës që jep të drejtë kushtetuese dhe ligjore nëse zgjedhjet mbahen për president drejtpërdrejt. Nëse jo mbeteni pa mua në skenën politike”, ka thënë ditë më parë Thaçi, ku sipas tij, skena politike në Kosovë mund të mbetet pa të, nëse nuk ndryshon kushtetuta. Ndërsa analistë e deputetë konsiderojnë se kushtetuta duhet të ndryshohet dhe presidenti të zgjidhet nga populli.

Image
Muhamet Kelmendi

Lidhur me këtë,  njohësi i çështjeve juridike, Muhamet Kelmendi ka thënë për gazetën “Bota sot”,  se ndryshimi i kushtetutës mundë ta shndërrojë vendin në një republike gjysmë presidenciale.

“Republika e Kosovës është shtet parlamentar. Si i tille edhe presidenti i vendit zgjidhet nga parlamenti. Kjo për faktin se parlamenti e ka pushtetin legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor. Aty vendoset edhe për presidentin. Dhe, nëse do te shikohet nga fakti se presidenti të zgjidhet nga populli, ka mundësi . Por, kjo kërkon ndryshime kushtetuese, duke e shndërruar vendin në Republikë  Gjysmëpresidentcial, pavarësisht nga emërtimi i Republikës andaj  natyrisht se kjo mund te behet. A do te fiton dhe kush ,mbetet të shikohet” , është shprehur Kelmendi.

Image
Vesel Makolli

Makolli: Kushtetuta duhet të ndryshohet

Kurse, Sekretari i Aleancës Kosova e Re, Vesel Makolli, është shprehur se presidenti i AKR-së Behgjet Pacolli moti ka kërkuar që presidenti të zgjidhet nga populli, pasi sipas tij kjo është më demokratike dhe nuk lë hapësira për shumë marrëveshje.

“Nëse Presidenti zgjidhet nga populli atëherë kishte me qene shume ma kredibil, ma demokratikë dhe do të udhëheqte një president me besim nga populli e jo nga partia. Duhet gjendur një konsensus nëpërmjet partive dhe kushtetuta duhet te ndryshohet, sa i përket zgjedhjes se presidentit, normalisht”, ka theksuar Makolli.

Image
Ali Lajqi

Lajqi: Ligji zgjedhor kërkon reforma, ndërsa kushtetuta duhet të ndryshohet plotësisht

 Ndërsa, deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Ali Lajqi , ka deklaruar për “Bota sot”, se ligji për zgjedhje kërkon reforma sepse ka konfuzitet, andaj gjithmonë ka  probleme me konstituimin e institucioneve.

“Po të ndodhte reforma e cila ka qenë dashur të bëhej më herët, atëherë sigurisht se në qoftë se do parashihej kjo pikë për president, fjalën do ta thoshte populli. Ligji zgjedhor kërkon reforma, ndërsa kushtetuta e Republikës së Kosovës do të duhet të ndryshohet patjetër sepse e pengon sovranzimin e Republikës, nuk mundë të formosh ushtri, referendum, nacionalizim të pronave e shumë kapitujë të tjerë, që e bëjnë një vend sovran”, ka përfunduar Lajqi.

Kujtojmë se Thaçi mori pozitën e kreut të shtetit më 7 prill 2016, pas përfundimit të mandatit të Atifete Jahjagës si Presidente.

Thaçi u zgjodh President me 71 vota në favor të tij që i siguroi në raundin e tretë pasi, në dy raundet e para asnjëri nga kandidatët Hashim Thaçi dhe Rafet Rama nuk morën votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur president.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat