LDK çon Haradinajn në Gjykatën Kushtetuese?

Politika

LDK çon Haradinajn në Gjykatën Kushtetuese?

Arben Sylejmani Nga Arben Sylejmani Më 27 dhjetor 2017 Në ora: 19:53
Ramush Haradinaj

“Unë nuk e di a është ajo në kundërshtim me ligjin, por është e vërtetë që procedurat janë tjetër fare. Ajo procedura ligjore është dashur të shkojë në parlament, sepse kuvendi ka të drejtë me një ligj të veçante ta bëj faljen e borxheve, siç e ka bërë më herët për rastet e tjera për faljen e borxheve”, thotë Mazllum Baraliu për “Bota sot”.

Lidhja Demokratike e Kosovës duhet të përkrahet nga Lëvizja Vetëvendosje dhe shoqëria civile për të dërguar për interpretim në Gjykatën Kushtetuese vendimin e kryeministrit Ramush Haradinaj për faljen e borxheve prej 58 milionë euro për ambalazhuesit e ujit.

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, në një televizion publik ka paralajmëruar se do t’i drejtohen kushtetueses për të interpretuar veprimin e ekzekutivit.

Sipas tij, falja e këtyre borxheve është e jashtëligjshme, pasi që sipas tij një vendim i tillë mund të merret nga institucioni i Kuvendit të Kosovës, e jo nga qeveria.

"Ne kemi pasur një përvojë në qeverinë paraprake me faljen e borxheve tatimore, jo tantiemeve. Ne e kemi bërë atë me ligj, pas marrjes së opinionit ligjor nga Ministria e Financave, nga zyra e Kryeministrit. Na kanë thënë juristët se kjo çështje në aspektin kushtetues i takon vetëm Kuvendit”, ka thënë Hoti. 

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat