Deputetët milionerë të Vetëvendosjes

Politika

Deputetët milionerë të Vetëvendosjes

Arben Sylejmani Nga Arben Sylejmani Më 28 dhjetor 2017 Në ora: 16:10
Salih Salihu, Mytaher Haskuka, Valon Ramadani, Sami Kurteshi dhe Xhelal Sfeçla

Edhe në legjislaturën e gjashtë qytetarët e Republikës së Kosovës vazhdojnë të përfaqësohen në kuvend nga deputetët milionerë. Kjo për faktin se gati të gjitha partitë politike kanë deputetë të tillë nga radhët e saj.

Lëvizja Vetëvendosje është parti e majtë e qendrës që përfaqëson shtresën e ultë, por është subjekti politik që ka më shumti parlamentar që pasuria e tyre e patundshme e tejkalon shumën prej 1 milion euro.

Image
Sami Kurteshi

Sami Kurteshi ish-avokat i popullit dhe njëherit deputet i këtij subjekti politik, ka një pasuri enorme. Në raportin e deklarimit të pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsion figuron se vetëm shtëpia e tij e banimit, e përbashkët, e trashëguar ka një vlerë rreth 1 milionë euro.

Ai ka edhe dy troje trashëgimi të përbashkët që kapin vlerën në 350 mijë euro, dhe një bibliotekë personale me vlerë prej 70 mijë euro.

“Truall 500.00 m2, trashëgimi - 150,000.00, deklaruesit dhe Truall 2,500.00 m2, trashëgimi - 250,000.00, përbashkët”, ceket në raport.

Për pos pasurisë së patundshme, Kurteshi ka edhe para të gatshme nëpër banka të ndryshme në vend dhe në Zvicër.

Në Raiffeisen Bank në Prishtine ai ka 20 mijë euro të deklaruara. “Post, Depozito Zvicër-CH Fr Bern, 15,000.00, deklaruesit”, ceket në raport të deklarimit.

Pos Kurteshit një pasuri enorme ka edhe deputeti tjetër i VV-së, Mytaher Haskuka.

Image
Mytaher Haskuka

Mytaher Haskuka deputet i Kuvendit deri në muajin dhjetor, tash kryetar i komunës së Prizrenit ka dy shtëpi në trashëgim nga paga e prindërve.

Njëra shtëpi është 319.00 m2, trashëgimi nga paga e prindërve nga viti 1984, vlera e saj është 270 mijë euro. Kurse, shtëpia tjetër me dy objekte, është 286.00 m2, trashëgimi nga pagat e prindërve prej viti 1987, vlera e saj është  300 mijë euro.

Ai po ashtu ka dy shitore me vlerë prej 270 mijë euro, të trashëguara nga prindërit dhe gjyshi.

Ka edhe një shtëpi nga puna e tij në organizatat ndërkombëtare dhe trashëgimi prej vitit 2006, që kap shumën prej 300 mijë euro.

“Ara punuese toka 24,500.00 m2, trashëgimi nga vitit1984, vlera 1,200,000.00, prindit. Ara punuese 27,000.00 m2, shitblerja e trashëgimisë viti 2001, 300,000.00, prindit”, ceket në raport.

Ai ka edhe një banesë të deklaruar prej 60 metrave katrorë, me një garazh nga fondet nga pensionet e UNDP-së.

Image
Salih Salihu

Salih Salihu është deputeti tjetër i këtij subjekti politik që vetëm pasuria e patundshme e përbashkët tejkalon vlerën e 1 milionë eurove.

Ai posedon dy banesa që kapin vlerën prej 330 mijë eurove.

“Banese 60.00 m2 nga kursimet, viti 2010, 130,000.00, deklaruesit. Banese 87.00 m2 nga kursimet dhe kredi viti 2012, 200,000.00, deklaruesit”, ceket në raport.

Ky ligjvënës ka edhe një shtëpi të përbashkët nga trashëgimia prej 250 metrave katror, prej vitit 1995, vlera 100 mijë euro.

Salihu ka edhe katër troje të përbashkëta nga trashëgimia, vlera e tyre është 850 mijë euro, si dhe një tokë bujqësore të përbashkët nga trashëgimia nga viti 2007, vlera e saj është 600 mijë euro.

Po ashtu, Salihu ka edhe një objekt banimi të përbashkët të pa përfunduar prej 5 mijë metrave katrore nga investim i përbashkët prej 2015, që kap vlerën prej 400 mijë euro.

Image
Valon Ramadani

Valon Ramadani është deputeti i ri i Vetëvendosjes që ka pasuri të patundshme të përbashkët që tejkalon vlerën prej 1 milionë euro.

Ai ka një shtëpi të përbashkët banimi prej 350 metra katror nga të ardhurat e Biznesit, viti 2005, vlera 35 mijë euro, dhe një truall të përbashkët nga trashëgimia prej 1 hektar, vlera 50 mijë euro.

Por, janë trojet e prindërve të tij që tejkalojnë vlerën prej 3 milionë euro.

“Truall në Çagllavicë madhësia 35 ari nga të ardhurat e biznesi, viti 2004-2005 vlera prej 300 mijë euro. Truall prej 23.00 hektarëve prej të ardhurave nga Biznesi, 2007- 2008, vlera 2 milionë e 300 mijë euro. Truall toke 2.65 ari, nga të hyrat e biznesit, viti 2006, vlera 795,265.00 euro.

Image
Xhelal Sfeçla

Xhelal Sfeçla është deputeti tjetër milionerë i Lëvizjes Vetëvendosjes, që pasuria e përbashkët e trashëguar është rreth 2 milionë euro.

Ai ka një shtëpi të përbashkët prej 300.00 m2, të trashëguar nga prindi, vlera 600 mijë euro.

Ka edhe dy lokale afariste të përbashkëta të trashëguar prej prindit që kapin tejkalojnë vlerën prej 1 milion euro. Lokal Afarist të përbashkët prej 200.00 m2, trashëgimi nga prindi, vlera 650 mijë euro dhe një lokal tjetër afarist të përbashkët prej 500.00 m2, të trashëguar nga prini, vlera 600 mijë euro. Po ashtu, ai posedon një truall të përbashkët 430.00 m2, trashëgimi nga prindi, vlera 100 mijë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat