Cilit Hashim t’i besojmë? Dy deklaratat e Thaçit që ngjallin dyshime!

Politika

Cilit Hashim t’i besojmë? Dy deklaratat e Thaçit që ngjallin dyshime!

Petrit Rudi Nga Petrit Rudi Më 29 dhjetor 2017 Në ora: 09:33
Hashim Thaçi

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë intervistës së dhënë për emisionin Opinion, është shprehur se ka përdorur armë, duke shtuar se ka qenë njëri ndër themeluesit e UÇK-së.

Hashim Thaçi ka deklaruar se me 1992 ka marrë pjesë në aksione në Drenas.

““Kam përdorur armë në aksione. Jam bashkëthemelues i UÇK-së. Qysh në vitin 1992 kam marrë pjesë në aksione në Drenas. Kam qenë që nga idetë fillestare të luftës çlirimtare. Asnjë ndihmë nga shteti shqiptar nuk e kemi marrë kurrë. Nuk e di që ka ekzistuar ndonjë vendim i qeverisë shqiptare për armatosjen e UÇK-së”, është shprehur Thaçi.

Por, kohë më parë, gjatë kohës kur ka qenë kryeministër, Thaçi ishte shprehur krejt ndryshe.

Ai e kishte pranuar në vitin 2014, për EuroNews se roli i tij në luftën çlirimtare nuk ka qenë në vijën e parë të frontit, dhe se kishte qëndruar larg fronit të luftës.

“Unë kam qenë larg fronteve të luftës. Lufta ime ka qenë politike. Ne e kemi mundur Serbinë bashkë me bashkësinë ndërkombëtare dhe kjo ka qenë fitore e madhe. Kurrë nuk kam dhënë urdhra që kanë shkelur ligjet ndërkombëtare. Ne kemi thyer ligjet e Milosheviçit, që kanë qenë diskriminuese. Sa u përket akuzave për organet, për herë të parë i kam dëgjuar nga raporti i Dick Marty. Kurrë nuk besoj se ndonjë ushtar i UÇK-së ka marrë organe të civilëve. Është një tregim fantastiko-shkencor që nuk mund ta besoj. Askush nuk e beson”, kishte deklaruar Thaçi në intervistën e tij për EuroNews.

E, në atë kohë për këtë kishte pasur edhe një përplasje të ashpër me ish deputetin e LDK-së, tash kryetar i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahirin.

Tahiri ia kishte kujtuar Thaçit deklaratën e tij dhënë për EuroNews, dhe përfitimet politike që Thaçi i kishte realizuar në krah të luftës së UÇK-së.

“Kryeministri i cili tash kur po frynë fllad për tribunale, po thotë jam kan larg vijave te luftës, e 14 vjet më herët, që 14 vjet çdo pozicion te vetin në këtë shoqëri e ka përfitu tu thirrë në vlera të luftës, e luftëtarëve të lirisë”, kishte deklaruar Xhafer Tahiri, gjatë një fjalimi në Kuvend, pak kohë para formimit të Gjykatës Speciale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat