Flet vëllai i Burim e Arsim Ramadanit, tregon kush ua montoi rastin për vrasjen e familjes Hajra

Politika

Flet vëllai i Burim e Arsim Ramadanit, tregon kush ua montoi rastin për vrasjen e familjes Hajra

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 30 dhjetor 2017 Në ora: 13:57
Foto arkiv

Gjatë ditës së premte është kumtuar lajmi se të dënuarit Burim e Arsim Ramadani dhe Arben Kiqina janë liruar nga burgu, pasi që Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ua ka falur dënimin.

Lidhur me këtë rast, Faton Ramadani, vëllai i të dënuarve Ramadani ka folur për gazetën “Bota sot” pas lirimit, ku ka thënë se ka 15 vite që kërkojnë drejtësi, pasi që sipas provave vëllezërit Ramadani nuk janë vrasës.

Image
Faton Ramadani

“Ne si familje kemi kërkuar qe 15 vite drejtësi duke treguar prova e fakte se vëllezërit tanë s`janë vrasës të asaj familje, kemi dërguar kërkesa e ankesa kudo për të ardhë e vërteta, por deri më tani nuk pati drejtësi. Ne kemi çuar një kërkesë që përmes faljes të ndërpritet padrejtësia e vëllezërve dhe të kemi me tël ehtë të kërkojmë drejtësi dhe paska vendos një panel për t’u liruar të pafajshmit”, ka theksuar Ramadani.

Gjithashtu, ai ka thënë se nuk do të ndalën së kërkuari drejtësi pasi që lënda Ramadani është i montuar nga ekipi i UDB-së.

“Nëse dikush del vetëmnjëprovë që e thotë se ne jemi kryes të atij krimi në javë nënshkruajmë 100 vjet burg. Po në të gjitha provat i kemi se jemi të pafajshëm. Ky vendim e ndaloi krimin e dytë që u bë në emër të sistemit të drejtësisë”, ka thënë Ramadani për “Bota sot”.

Ndërsa, nga Gjykata e Qarkut dhe ajo Supreme ishin shpallur fajtorë Burim e Arsim Ramadani dhe Arben, Blerim e Jeton Kiqina për vrasjen e pesë anëtarëve të familjes Hajra në vitin 2001.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat