Krasniqi “godet” Thaçin dhe Haradinajn për pagat: E zhvatën Kosovën qe dy dekada!

Politika

Krasniqi “godet” Thaçin dhe Haradinajn për pagat: E zhvatën Kosovën qe dy dekada!

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 30 dhjetor 2017 Në ora: 21:40
Ramush Haradinaj dhe Hashim Thaçi

Kryeministri Ramush Haradinaj vitin 2017 ka vendosur ta përmbyllë vitin me rritjen e pagës së Presidentit, Hashim Thaçi për 25 për qind.

Kjo rritje vije një javë pas rritjes së pagës së vetë dhe kabinetit të tij.

Haradinaj tashmë nuk do ta ketë më pagën më të lartë në institucionet e Kosovës, kjo pasi Presidenti do të ketë një pagë prej 3.635 euro që nga janari i 2018.

Në bazë të Ligjit për Presidenti, Thaçi nuk mund ta ketë pagën më të vogël se Kryetari i Kuvendit , Kadri Veseli dhe Kryeministri Ramush Haradinaj.

Në bazë të këtij ligji “Paga e Presidentit të Republikës gjithmonë duhet të jetë së paku njëzet e pesë përqind (25%) më e lartë se të ardhurat e përgjithshme të Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe udhëheqësve të tjerë institucional”.

Bazuar në faktin se Haradinaj ka anashkaluar rritjen e pagave mbi bazën e koficientëve kur ka rritur pagën e tij, ligjet në fuqi u garantojnë rritje page edhe Kryeparlamentarit Veseli dhe Presidentit Thaçi.

Ky vendim sipas analistit politik, është si pasojë e mungesës së një ligji për Qeverinë, Kuvendin dhe Presidencën.

Faik Krasniqi, analist politik ka thënë për “Bota sot” se me papunësinë dhe varfërinë në Kosovë, pagat e politikanëve do të duhej të ishin më të vogëla se që i kanë pasur më herë.

Image
Faik Krasniqi

Sipas tij, është absurde që pagat e tyre të jenë më të larta në rajon, gjersa ka shtuar se e gjitha kjo është si pasojë e mungesës së një ligji për institucionet kryesore shtetërore.

“Me këtë papunësi dhe varfëri që ka Kosova, pagat e politikanëve do të duhej të ishin disa fish më të vogla seç i kishin me herët. Por, është absurde që pagat e tyre më të lartat në rajon, me rritjen e fundit të bëhen aq sa janë në shumë shtete të BE-së. Në mungesë të një ligji për Qeverinë, Kuvendin dhe Presidenceë, kjo klasë politike e pangopur do të shkojnë aq lart me rritjen e pagave, sa që do ua kalojnë edhe shteteve më të fuqishme të botës si SHBA dhe Gjermania”, ka pohuar Krasniqi.

Sipas tij, më mirë do të ishte nëse me ato para nga rritja e pagave do t’i ndanin për fondin e investimeve, për biznese të reja dhe për vende të reja pune.

“Më mirë do të ishte që me ato para nga rritja e pagave t'i ndanin për fondin e investimeve, për hapjen e bizneseve të reja dhe vende të reja të punës, që sadopak të zbutej kjo papunësi e madhe. Papunësi që po i detyron njerëzit të ikin nga Kosova drejt vendeve të perëndimit, por këtyre të pangopurëve as që ju bëhet vonë për popullin, e aq më pak për paratë e tyre që i zhvatin tash e dy dekada”, ka theksuar Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat