Zyrtari i AAK-së tregon pse Haradinaj ia rriti pagën Thaçit

Politika

Zyrtari i AAK-së tregon pse Haradinaj ia rriti pagën Thaçit

Arbnore Zhushi Nga Arbnore Zhushi Më 31 dhjetor 2017 Në ora: 14:40
Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj

Kritikat ndaj kryemininistrit të Kosovës Ramush Haradinaj për rritjen e pagës së vet dhe të kabinetit të tij, duket se nuk ndikuan tek ai.

Kjo pasi Haradinaj, ka marrë vendim edhe për rritjen e pagës së presidentit të vendit, Hashim Thaçi.

Haradinaj tashmë do ta ketë pagën 2950, derisa presidenti do të ketë më të lartë për 25 %, gjegjësisht një pagë prej 3.635 euro që nga janari i 2018.

E veprimin e Haradinajt, e ka përkrahur njohësi i çështjeve juridike dhe anëtari i AAK-së, Muhamet Kelmendi.

Image
Muhamet Kelmendi

Ai në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se rritja është bërë në bazë të të ardhurave të Presidencës dhe Kuvendit.

Ndërsa, lidhur me kritikat ndaj vendimit të kryeministrit për rritjen e pagave, Kelmendi ka theksuar se ato tregojnë gjendjen e rëndë të qytetarëve në përgjithësi.

“Rritja është bërë në bazë të të ardhurave të Presidencës dhe të Kuvendit. Duket se ka një disproporcion midis këtyre tri institucioneve. Ndërsa, si komentohet është çështje që mbështetet në atë sociale, që tregojnë një gjendje të rëndë në përgjithësi”, është shprehur Muhamet Kelmendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat