Vrasja e Tahir, Enis e Hasan Zemajt u hesht nga vrasësit që kanë kapur institucionet

Politika

Vrasja e Tahir, Enis e Hasan Zemajt u hesht nga vrasësit që kanë kapur institucionet

Arben Sylejmani Nga Arben Sylejmani Më 3 janar 2018 Në ora: 20:10
Nga e majta, Kolonel Tahir Zemaj, kushëriri i tij Hasan Zemaj njëherit edhe ish-kryetari i degës së Forumit të Rinisë së LDK-së në Deçan, si dhe Enis Zemaj, djali i Kolonel Tahir Zemajt. Të gjithë këta të vrarë në atentatin e 4 janarit të vitit 2003

Nesër është 15 vjetori i vrasjes së kolonelit Tahir Zemajt me djalin e tij, Enisin dhe kushëririn, Hasanin. Institucionet e drejtësisë në Kosovë ende nuk zbardhur këtë vrasje të trefishtë. Nga ana tjetër, familjarët e Zemajt dhe njohës të rrethanave të luftës në Kosovë, thonë se Gjykata Speciale mbetet shpresa e vetme për zbardhjen e këtij krimi që po e turpëron historinë e shtetit të Kosovës.

Dita e 4 janarit është një ditë e zezë në historinë e popullit shqiptarë. 15 vite më parë në një pritë të organizuar në hyrje të Pejës, u vra koloneli Tahir Zemaj së bashku me djalin e tij, Enisin dhe kushëririn, Hasanin.

Zemaj, ishte njëri ndër komandantët më të mirë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që ua futi frikën në palcë policëve dhe ushtarëve serb në Betejën e Loxhës.

Në mungesë të guximit për tu përballuar me atë dhe luftëtaret e tij në këtë betejë, dhjetëra ushtarë dhe policë serbë kishin dezertuar nga detyra.

Madje, ata kishin hedhur armët dhe ishin vërsulur nëpër dyqane në qytetin e Deçanit për tu veshur me rroba civile dhe për të ikur nga Dukagjini.

Por, qe 15 vite institucionet e drejtësisë në Kosovë ende nuk po arrijnë që të zbardhin këtë krim makaber dhe tinëzar dhe për t’i vënë para drejtësisë autorët e krimit.

Zyrtarët e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës nuk u janë përgjigjur pyetjeve me shkrim të gazetës “Bota sot”, kur janë pyetur se deri ku kanë shkuar hetimet për rastin në fjalë.

(Shkrimin e plotë mund ta lexoni të enjten në gazetën kombëtare “Bota sot”)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat