Qeveria Haradinaj shuan shpresat e qytetarëve për liberalizim të vizave

Politika

Qeveria Haradinaj shuan shpresat e qytetarëve për liberalizim të vizave

Nesib Hoti Nga Nesib Hoti Më 3 janar 2018 Në ora: 20:15
Ramush Haradinaj

“Një pjesë e madhe e pushtetarëve të sotëm nuk e qajnë hallin për qytetarin fare, pos për interesat e tyre personale, grupore e klanore. Prandaj, qytetari duhet të vetëdijesohet, të vendosi gishtin në kokë, dhe të mendohet mirë se kujt po ia japë votën”, përfundoi Bajram Gecaj për gazetën “Bota sot”.

Edhe viti 2018 i ka zënë qytetarët e Kosovës të izoluar, duke mos mundur të udhëtojnë lirshëm për në Evropë.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj kishte shfaqur bindjet e tij se qysh në tre mujorin e parë do të ketë liberalizim të vizave. Por, kanë kaluar 116 ditë që nga formimi i institucioneve dhe kemi hyrë në vitin 2018, e liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës ende nuk ka ndodhur.

Opozita dhe analistët mendojnë se me Qeverinë Haradinaj nuk do të këtë liberalizim vizash edhe për një kohë të gjatë. Ndërsa sipas pozitës, Evropa dhe kushtet e saja janë fajtore për këto procese të stërzgjatura.

Bajram Gecaj: Qytetari duhet të mendojë se kënd po e voton

Anëtari i Lidhje Demokratike të Kosovës (LDK), Bajram Gecaj, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se me këtë Qeveri nuk do të ketë liberalizim vizash edhe për një kohë të gjatë.

“Me këtë Qeveri nuk do të këtë liberalizim vizash edhe për një kohë të gjatë. Madje-madje, për shkak të këtyre njerëzve edhe Qeveria e ardhshme, ashtu si ajo paraprake, do të kenë probleme për të liberalizuar vizat”, u shpreh ai. 

(Shkrimin e plotë mund ta lexoni të enjten në gazetën kombëtare “Bota sot”)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat