Vetëvendosje po ndahet në dysh

Politika

Vetëvendosje po ndahet në dysh

Arben Sylejmani Nga Arben Sylejmani Më 3 janar 2018 Në ora: 20:24
Lëvizja Vetëvendosje

Tërheqja e kryetarit të deri tanishëm të Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri nga të gjitha pozitat në këtë subjekt politik tregoi se përçarja e kësaj partie është e pashmangshme.

Madje, në publik po flitet se së shpejti pritet të ndahen 12 deputetët nga Vetëvendosje që janë të një mendimi me Visar Ymerin dhe Dardan Molliqajn.

Por, kjo ndarje e mundshme do të dobësoj shumë njerëzit që janë përkrahës të Albin Kurtit, por edhe ata të Ymerit dhe Molliqajt.

Ndasia e Kurtit, tashmë me kundërshtarët e tij ka filluar të shfaqet tek aktivistët normal të Lëvizjes në të gjitha pikat nëpër komuna të Kosovës.

Kështu që disa prej tyre kanë filluar t’i japin arsyeje liderit shpirtëror se ai ka të drejtë të garojë edhe njëherë për të kryetar. Kurse, pjesa tjetër thonë se Lëvizja nuk duhet të identifikohet me një figurë të vetme që është Albin Kurti.

Ndasi të tilla në mes të aktivistëve po vërehen edhe në pikat nëpër komunat të tjera.Kjo ndarje e militantëve në dy parti të mundshme ndikon edhe tek votat, për faktin se këta aktivistë do të ndikojnë edhe tek familjarët dhe tek rrethi i tyre për të votuar për grupin që e përkrahin.

(Shkrimin e plotë mund ta lexoni të enjten në gazetën kombëtare “Bota sot”)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat