Vetëvendosje po ndahet në dysh? Flet Krasniqi

Politika

Vetëvendosje po ndahet në dysh? Flet Krasniqi

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 3 janar 2018 Në ora: 22:50
Tubimi i Lëvizjes Vetëvendosje, foto arkiv

Dje kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet e partisë të cilës i ka takuar dhe ka qenë kryetar i saj.

Se sa mund të ketë një ndarje në dysh të Vetëvendosjes, analisti Faik Krasniqi thotë se dorëheqja e Ymerit është sinjal për një ndarje.

“Visar Ymeri s'ka pasur pse të jepte dorëheqje nga kreu i partisë. Dorëheqja e tij ishte një sinjal sikur ka tendencë edhe nga ai që Vetëvendosje të ndahet në dysh. Edhe sikurse anëtarët e tjerë të partisë edhe ai është dashur të kandidojë për të parin e partisë”, është shprehur ai.

Image
Faik Krasniqi

Ndërsa, sa i përket mundësisë që të ketë dhe ndarje të Grupit Parlamentar të VV-së në Kuvend, Krasniqi thotë se mund të jenë si dy grupe nëse votojnë ndryshe për tema të ndryshme në Kuvend.

“Nëse në Kuvend deputetët e saj votojnë ndryshe nga njëri-tjetri, sidomos për temat e rëndësishme si Demarkacioni dhe Asociacioni, atëherë lirisht mund të themi që Vetëvendosje ka filluar të funksionojë me dy grupe parlamentare, por deri sa nuk i kemi parë akoma votat e tyre në Kuvend s'mund të themi që edhe në Kuvend janë të përçarë”, ka deklaruar Faik Krasniqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat