Qeveria Haradinaj nuk do t`i mbijetojë Gjykatës Speciale

Politika

Qeveria Haradinaj nuk do t`i mbijetojë Gjykatës Speciale

Arben Sylejmani Nga Arben Sylejmani Më 4 janar 2018 Në ora: 12:01
Ramush Haradinaj

Ekzekutivi i udhëhequr nga kryeministri, Ramush Haradinaj nuk ka një plan strategjik për t’i dhënë zgjedhje temave, si demarkacioni, asociacioni dhe menaxhimit të situatës pas fillimit të ngritjes së aktakuzave të para nga ana e Gjykatës Speciale.

Në vizitën e saj të parë në Kosovë, Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova, ka bërë të ditur se Gjykata Speciale është gati dhe ngritja e aktakuzave të para është në dorën e prokurorëve.

Image
Faton Mehmeti

Kurse, insajderi duke u thirrur në burime brenda këtij institucioni ka shkruar se aktakuzat e para priten të ngritën pas 17 shkurtit.

Por, analistët politik thonë se kryeministri Haradinaj do të bie me fillimin e ngritjes së aktakuzave nga specialja.

“Kjo qeveri nuk do t'i mbijetoj Gjykatës Speciale, pasi që me arrestimin e figurave të fuqishme politike që sot gjenden në krye të institucioneve më të larta të shtetit kjo qeveri do të bien dhe mundësitë për tollovi janë të mëdha, pasi vete Thaçi me bandën e tij " Pronto" po i fryn zjarrit me deklarata konfliktuale”, thotë analisti Faton Mehmeti.

Ai thotë se Haradinaj nuk ka asnjë plan për politikat e tjera të rëndësishme në vend.

“Fatkeqësisht kjo qeveri s’ka asnjë plan, por vepron në politika momentale, pa pasur strategji për Kosovën e 2018. Nuk ka plan pasi nuk është qeveri serioze, dhe as e interesuar për zhvillimin e vendit. Në fakt kjo qeveri ka plan si të ndahen tenderët, ka plan për të shtuar numrin e zv. ministrave dhe mbi të gjitha ka plan se si të mashtroj qytetarët”, shtoi Mehmeti.

Image
Blerim Burjani

Edhe analisti Blerim Burjani thotë se kjo qeveri nuk ka një plan për temat e rëndësishme në vend.

“Qeveria ka tema të shumta para vetes pa zgjidhje, këto tema janë bartë që një kohë të gjatë, shteti është në një ngërç politik, është ndërruar qeveria po zgjidhje s’ka fare për shumë probleme”, thotë Burjani.

Ai shtoi se kjo qeveri s’ka asnjë planë apo strategji për demarkacionin dhe asociacionin që duhet të kalojnë brenda këtij viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat