I frikësuar nga Specialja, Thaçi deklarohet brenda “skifter” e jashtë “pulë”

Politika

I frikësuar nga Specialja, Thaçi deklarohet brenda “skifter” e jashtë “pulë”

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 4 janar 2018 Në ora: 20:15
Hashim Thaçi

Situata në prag të akuzave nga ana e Gjykatës Speciale, siç duket e ka bërë Presidentin Thaçin që të ndryshojë deklaratat e tij. Thaçi, gjatë një interviste të dhënë ditë më parë, është shprehur se ka përdorur armë dhe ka qenë njëri ndër themeluesit e UÇK-së. Kjo deklaratë është e kundërt me atë që Thaçi me atë të vitit 2014, për EuroNeës, ku kishte thënë se roli i tij në luftën çlirimtare nuk ka qenë në vijën e parë të frontit dhe se kishte qëndruar larg fronit të luftës. Njohësit e çështjeve politike, kanë vlerësuar se nuk është hera e parë që Thaçi jep deklarata kundërthënëse, sa i përket periudhës së luftës dhe rrolit të tij.

Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, gjatë intervistës së dhënë për emisionin Opinion, është shprehur se ka përdorur armë, dhe ka qenë njëri ndër themeluesit e UÇK-së.

Hashim Thaçi ka deklaruar se me 1992 ka marrë pjesë në aksione në Drenas.

“Kam përdorur armë në aksione. Jam bashkëthemelues i UÇK-së. Qysh në vitin 1992 kam marrë pjesë në aksione në Drenas. Kam qenë që nga idetë fillestare të luftës çlirimtare. Asnjë ndihmë nga shteti shqiptar nuk e kemi marrë kurrë. Nuk e di që ka ekzistuar ndonjë vendim i qeverisë shqiptare për armatosjen e UÇK-së”, është shprehur Thaçi.

Por, kohë më parë, gjatë kohës kur ka qenë kryeministër, Thaçi ishte shprehur krejt ndryshe.

Ai e kishte pranuar në vitin 2014, për EuroNeës se roli i tij në luftën çlirimtare nuk ka qenë në vijën e parë të frontit, dhe se kishte qëndruar larg fronit të luftës.

“Unë kam qenë larg fronteve të luftës. Lufta ime ka qenë politike. Ne e kemi mundur Serbinë bashkë me bashkësinë ndërkombëtare dhe kjo ka qenë fitore e madhe. Kurrë nuk kam dhënë urdhra që kanë shkelur ligjet ndërkombëtare. Ne kemi thyer ligjet e Milosheviçit, që kanë qenë diskriminuese. Sa u përket akuzave për organet, për herë të parë i kam dëgjuar nga raporti i Dick Marty. Kurrë nuk besoj se ndonjë ushtar i UÇK-së ka marrë organe të civilëve. Është një tregim fantastiko-shkencor që nuk mund ta besoj. Askush nuk e beson”, kishte deklaruar Thaçi në intervistën e tij për EuroNeës.

Situata në prag të akuzave nga ana e Gjykatës Speciale, siç duket e ka bërë Thaçin që të ndryshojë deklaratën e tij. Kështu vlerësojnë njohësit e çështjeve politike duke thënë, se nuk është hera e parë që Thaçi jep deklarata kundërthënëse, sa i përket periudhës së luftës dhe rrolit të tij. 

(Shkrimin e plotë mund ta lexoni të Premten në gazetën kombëtare “Bota sot”)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat