Vetëvendosje drejt ndarjes në radikal dhe të moderuar

Politika

Vetëvendosje drejt ndarjes në radikal dhe të moderuar

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 5 janar 2018 Në ora: 19:51
Kuvendi i Kosovës

Me 11 dhjetor të vitit që lamë pas, deputetja nga Lëvizja Vetëvendosje, Aida Dërguti, dha dorëheqje nga kjo parti. Kjo erdhi pas disa mesazheve të publikuara, në të cilët kishin biseduar anëtarë të kësaj partie.

Më pas VV shpalli zgjedhjet e brendshme, ku kandidat i vetëm për kryetar deri më tani është ish kryetari i kësaj partie, Albin Kurti.

Por, përpos Dërgutit, së fundmi dorëheqje dha edhe kryetari aktual i partisë, Visar Ymeri dhe nënkryetari i partisë, Dardan Sejdiu.

Lidhur me zhvillimet e fundit Vetëvendosje ka mbajtur mbledhje disa orëshe dhe më pas kanë deklaruar se dorëheqjet nuk janë zgjidhje dhe se nuk i pranojnë.

VV nuk i pranon dorëheqjes, mohon të ketë ndarje

Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, i ka quajtur të paarsyeshme dorëheqjet e Visar Ymerit e Dardan Sejdiut nga pozitat e tyre respektive në parti.

“Për të gjitha mospajtimet dhe dallimet në diskutime, nuk janë të arsyeshme dorëheqjet nga Vetëvendosja, askush s’e ndihmon Vetëvendosjen duke u dorëhequr. Suksesi i Vetëvendosje ka ardhur se kemi qenë bashkë dhe në momentin kur gjërat trajtohen me dorëheqje, kjo nuk i bën mirë as Kosovës as Vetëvendosjes”, ka deklaruar ai.

Kurse nënkryetarja e Vetëvendosjes, Fatmire Kollçaku, ka pohuar se duhet të bëhet e qartë se Ymeri e as Sejdiu, nuk kanë dhënë dorëheqje nga Lëvizja Vetëvendosje, por vetëm nga pozitat e tyre si kryetar dhe nënkryetar të Lëvizjes.

“Janë larguar nga postet e tyre jo nga Vetëvendosje. Ne nuk i kemi pranuar ato dorëheqje, pasi mendojmë se duhet të bisedojmë dhe rruga më e mirë është ajo që t’u kthehemi problemeve të cilat vetëm së bashku mund t’i zgjedhim”.

Derisa ka zëra që thonë se Vetëvendosje po ndahet në dysh, ajo ka shuar ata, duke thënë se nuk do të ketë ndarje në Vetëvendosje.

“Ne jemi për unitet. Do gjejmë forcë për ta kaluar këtë krizë momentale”, është shprehur Kollçaku.

(Shkrimin e plotë mund ta lexoni të Shtunën dhe të Dielën në gazetën kombëtare “Bota sot”)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat