Eksperti i sigurisë: A kësi udhëheqës paskemi që për një plesht po e kallkan jorganin a?!

Politika

Eksperti i sigurisë: A kësi udhëheqës paskemi që për një plesht po e kallkan jorganin a?!

Arbnore Zhushi Nga Arbnore Zhushi Më 7 janar 2018 Në ora: 15:44
Hajrullah Tërnava dhe Hashim Thaçi

Eksperti i çështjeve të sigurisë Hajrullah Tërnava, ka folur për tentativën e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, për të shfuqizuar Ligjin për Gjykatën Speciale.

Në një prononcim për gazetën “Bota sot”, Tërnava ka kujtuar se Gjykata Speciale, ishte formuar në gusht të 2015-tës, pas presionit të atëkohë ministrit të Punëve të Jashtme, Hashim Thaçit. Ai ka thënë se tani situata ka ndryshuar, pasi Thaçi nuk është i njëjti.

“Në momentet e miratimit të Gjykatës Speciale në gusht të vtit 2015, e me përkrahje të parlamentit mbi dy të tretat nga deputetët, ky gjyq u bë i plotëfuqishëm, ku rol të posaçëm kishte lujatur ish-ministri i PJ Hashim Thaçi, duke bërë presion te deputetët e asaj kohe, e duke cituar se mos aprovimi I këtij gjyqi, do të dobësonte marrëdhëniet tona me miqtë që na ndihmuan të çlirohemi, pa të cilët Kosova nuk do të ishte shtet i pavarur. Ndërkohë, tani situate po ndryshon nga ato bindjet e tij të asaj kohe, tani ai si kryetar i shtetit të Kosovës, edhe qytetarët po i habit dhe po bëjnë pyetje se a është ky po i njëjti që arriti të bindë të tërë parlamentin që të miratohet ky ligj”, është shprehur Tërnava.

Eksperti i sigurisë ka pohuar se tentativa nga Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj dhe Kadri Veseli, për shfuqizimin e Speciales, dobëson miqësinë mes Kosovës dhe shteteve që e mundësuar çlirimin e vendit tonë. Sipas tij, këta udhëheqës janë të lidhur me shërbimet serbo-ruse.

“Tani treshja Thaçi-Veseli-Haradinaj që e qeverisin me këtë koalicion të çuditshëm vetëm me 61 deputetë të 20 partive, me tentimet këmbëngulëse të shfuqizimit të Gjykatës Speciale, edhe pranë tërheqjes së vërejtjes nga shtetet mike, sikurse janë Amerika, Anglia, Gjermania, Franca dhe Italia, se shfuqizimi i kësaj gjykate, është i pamundur dhe dobëson miqësinë e Kosovës me këto shtete që bënë shumë për t’u çliruar Kosova një herë e mirë. Tani shumë gjëra të përfolura për të kaluarën e këtyre udhëheqësve, po dalin sikur të kenë të bëjnë me një realitet, se këta në të vërtetë paskan qenë të lidhur m shërbimet sekrete serbo-ruse dhe tani po veprojnë si diktatori korean Kim Jong-un, në interesin e armiqve tonë shekullor”, ka vlerësuar Hajrullah Tërnava.

Ai më tej ka shtuar se pa KFOR-in, NATO-n dhe EULEX-in, shpërbërja e Kosovës është akt i kryer, derisa është shprehur se Kosova është më e rëndësishme se Hashim Thaçi.

 “Edhe nëse ka pasur premtime Hashim Thaçi, se ai nuk do të burgoset dhe do të amnistohet dhe tani të mëdhenjtë e botës e kanë ndryshuar qëndrimin e tyre dhe kanë ngritur aktakuzë edhe ndaj Hashim Thaçit, gjë që ky e ka kuptuar tani, korrekte dhe burrërore do të ishte sikur në vitin 2015, kur folke se me këtë gjyq, UÇK dhe lufta e saj do të spastrohet. Tani po del se Thaçi si masë të fundit po e ndërmerr këtë mënyrë dhe po e rrezikon miqeësinë ndaj shteteve mike sikur e shpjegova, për ta shpëtuar veten po edhe nëse Kosova izolohet pavarësisht çmimit të shtrenjtë që do ta ketë si përfundim. Këta udhëheqës duhet ta kenë të qartë se teritorin e Kosovës e sigurojnë KFOR dhe NATO, dhe EULEX dhe pa to, shpërbërja e Kosovës, është akt i kryer. Edhe që është Kryetar i Kosovës, megjithatë Kosova është më e madhe dhe e rëndësishme se ai! A kësi udhëheqës paskemi që për një plesht po e kallakan jorganin a?!!!”, ka thënë Tërnava.

Sipas tij, me jetësimin e Gjykatës Speciale, presidenti ka tani obligime ndërkombëtare. “Me vet jetësimin e Gjyqit Special, më 2015, ai tani ka obligime ndërkombëtare dhe me këtë nuk bën të luajë askush dhe politikanët tonë duhet të mësohen me këtë kulturë politikee jo të sillen si bandita”, ka përfunduar eksperti i sigurisë Hajrullah Tërnava për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat