“Shuplaka” e Amerikës për Haradinajn dhe gjendja e rëndë shpirtërore e Ramushit e Anitës!

Politika

“Shuplaka” e Amerikës për Haradinajn dhe gjendja e rëndë shpirtërore e Ramushit e Anitës!

Petrit Rudi Nga Petrit Rudi Më 7 janar 2018 Në ora: 19:19
Ramush Haradinaj me gruan e tij, Anitën

“Deklarimi i Anites duke i quajtur mediat e Kosovës si Tanjugu serb, janë te papranueshme dhe ofenduese dhe si te tilla te papranueshme. Konfrontimi i Ramushit dhe Anites me te gjithë, përfshirë SHBA, mësimdhënësit dhe se fundi mediat, shpreh me se miri gjendjen e vështirë shpirtërore qe po kalojnë si rezultat i dështimeve te vazhdueshme qe po pësojnë si nga brenda ashtu edhe jashtë”, ka deklaruar Mehmeti për gazetën “Bota sot”.

Mbrëmë, mediat në Kosovë kanë publikuar lajmin se kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt, shteti më i fuqishëm në botë, Amerika i ka refuzuar vizën.

E mos marrjen e vizës e ka konfirmuar edhe vet Haradinaj. Ai ka shkruar se është në pritje për të ndodhur një gjë e tillë.

“Më 24 mars ‘98 kemi pasur momente jete apo vdekje. Kështu ka vazhduar deri më 24 mars ‘99, kur Amerika dhe NATO na dolen në ndihmë. Kurrë nuk do ta harroj. Momente të vështira pritje deri më 24 mars ‘99. Pres edhe për vizë deri kur të ma japin. I besoj Kosovës! I besoj Amerikës! Jam ende në procedurë për vizë”, ka shkruar Haradinaj.

Por, ajo që është prekur më shumë nga lajmi i publikuar ka qenë gruaja e kryeministrit, Anita Haradinaj.

Anita, e cila edhe vet është gazetare, ka zgjedhur mënyrën më të ultë për të ofenduar mediat në Kosovë.

Ajo ka krahasuar mediat në Kosovë më ato serbe, të cilat gjatë gjithë historisë njihen si media të cilat kishin qenë të afërta me kriminelin, kasapin e Ballkanit, Sllododan Millosheviq.

Si duket, Haradinaj nuk ka pasur ku ta shfryjë mllefin e saj për refuzimin e vizës së burrit të saj. Ajo, duke i krahasuar mediat e Kosovës me “Tanjugun” serb, në mënyrë indirekte ka sulmuar edhe SHBA-në.

Me këtë veprim, edhe SHBA është Serbi për Anitën, pasi ia ka refuzuar vizën burrit të saj, tash kryeministër, Ramush Haradinajt.

“Qy qy Kryeministrit me dy pasaporta me iu refuzu visa ????, kur po doni po thoni Ti lehte e ke per viza, kur po doni po thoni iu refuzu, bravo bre si Tanjugu jeni bo ???????? hajde gazetari hajde”, ka shkruar Anita Haradinaj.

Por, ajo më pas e ka fshirë këtë postim, duke mos dhënë sqarime për një veprim të tillë.

E kujtojmë se media serbe, “Tanjugu” vazhdimisht ka qenë media e afërt me pushtetit serb. Ka qenë e afërt me udhëheqësin e Serbisë, kriminelin, kasapin e Ballkanit, Sllobodan Millosheviq, i cili e ka përdorë për propagandë gjatë luftërave në ish-Jugosllavi. Ka qenë e njohur për dezinformata dhe lajme propagandisitke, gjithmonë në dëm të shqiptarëve.

Anita, ka harru kur pikërisht burri i saj, Ramush Haradinaj, kishte pritur më shumë se tre orë deputetët e Listës Serbe, të cilët kishin shkuar në serbi për të marrë bekimin e Beogradit, që Haradinaj të votohet për kryeministër.

Por, Anita duhet ta dijë se i gjithë faji për këtë, është vetëm i burrit të saj, Ramush Haradinajt, dhe askujt tjetër. Haradinaj, me veprimet e tij, vendin po e dërgon drejtë izolimit. E sidomos, veprimi i fundit i tij, në koordinim me presidentin Thaçi, kryeparlamentarin Veseli, kanë bërë që SHBA dhe shtetet mike të Kosovës të paralajmërojnë Kosovën.

“Nuk ka asnjë arsye për të penguar punën e Dhomave të Specializuara dhe ftojmë secilin kryesues të institucioneve, udhëheqës të partive apo deputet, të heqin dorë nga çdo tentim për të shfuqizuar apo ri-negocuar çfarëdo pjese të Ligjit për Dhomat e Specializuara. Një veprim i tillë vë në pikëpyetje përkushtimin e Kosovës për sundimin e ligjit dhe rezikon të gjitha të arriturat e Kosovës. Kjo i vënë interesat e individëve mbi interesat e shoqërisë kosovare. Ne e dënojmë një gjë të tillë, dhe kushdo që mbështetë një gjë të tillë, do të veprojë qëllimisht kundër partneritetit të Kosovës me vendet tona. Ftojmë të gjithë liderët të Kosovës dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës të ngrisin zërin kundër kësaj iniciative dhe me sinqeritet të plotë të informojnë qytetarët e Kosovës për pasojat e rënda negative, përfshirë këtu edhe procesin e integrimit ndërkombëtarë dhe Euro-Atlantik të Kosovës, nëse Kosova vazhdon në këtë mënyrë. Në të njejtën kohë, presim që të gjitha shtetet të ndjekin penalisht ose të bashkëpunojnë në plotni, në gjykimin e krimeve të supozuara, të kryera në Kosovë”.

“Jemi thellësisht të shqetësuar me përpjekjet e vazhdueshme për të zhvlerësuar punën e Dhomave të Specializuara, si dhe vendimin e Presidentit për të falur tre të dënuar për vrasje, në të ashtuquajturin “rasti i familjes Hajra”. Dhomat e Specializuara, në veçanti janë pjesë e rëndësishme e përkushtimit të Kosovës për sundim të ligjit dhe angazhimit të Kosovës për të adresuar krimet e kryera në teritorin e saj. Vendet e QUINT-it kanë qenë prej kohësh miq të vërtetë të Kosovës, përfshirë këtu edhe në kohërat më të vështira. Që nga mbështetja jonë për ndërhyrjen e NATO-s, sakrifikimin e ushtarëve tanë në Kosovë, njohjen e menjëhershme të pavarësisë së Kosovës dhe mbështetjen tonë të vazhdueshme në zhvillimin tuaj, ne kemi punuar shumë për të mbështetur vendin tuaj. Suksesi juaj është në interesin tonë. Megjithatë, ne do të këmbëngulim gjithmonë që Kosova të mbështesë drejtësinë”, thuhej në reagimin e shteteve të Qunitit.

Image
Faton Mehmeti

E, lidhur me reagimin e Anitës, gruas së Ramush Haradinajt, analisti Faton Mehmeti, thotë për “Bota sot”, ky deklarim tregon gjendjen e vështirë shpirtërore që po kalojnë Haradinaj dhe Anita si rezultat i dështimeve të vazhdueshme.

“Deklarimi i Anites duke i quajtur mediat e Kosovës si Tanjugu serb, janë te papranueshme dhe ofenduese dhe si te tilla te papranueshme. Konfrontimi i Ramushit dhe Anites me te gjithë, përfshirë SHBA, mësimdhënësit dhe se fundi mediat, shpreh me se miri gjendjen e vështirë shpirtërore qe po kalojnë si rezultat i dështimeve te vazhdueshme qe po pësojnë si nga brenda ashtu edhe jashtë”, ka deklaruar Mehmeti për gazetën “Bota sot”.

Ai më tej shton, se Anita po akuzon mediat për pasqyrimin e realitetit pasi dëshirojnë të fshehin të vërtetën për refuzimin e vizës nga SHBA për Haradinajn.

“Qeveritë e dështuara gjithmonë akuzojnë mediat për pasqyrimin e realitetit, ndërsa qeveritë e suksesshme i ftojnë mediat për te pasqyruar realitetin. Anita akuzon mediat për pasqyrimin e realitetit pasi dëshirojnë te fshehin te vërteten për refuzimin e vizës se SHBA për Ramushin. Anita duhet te kërkojë falje për ofendimin ndaj mediave, pasi edhe vet është gazetare dhe ofendon edhe vetveten. Anita me Ramushin kane humbur sensin e realitetit me dështimet e një pasnjëshme”, ka deklaruar Mehmeti.

Image
Enver Bytyçi

E, profesori universitar, Enver Bytyçi, pas refuzimit të vizës nga Haradinaj, ka kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të tre krerëve të shtetit.

“Asnjë mendje nuk mund ta kapte këtë lojë, nëse nuk do të ishim dëshmitarë të ngjarjeve të fundit në Kosovë, kur tre politikanët kryesorë të saj, presidenti Thaçi e kryeparlamentari Veseli të ndjekur për shkak të numrave në parlament nga kryeinistri Haradinaj, janë angazhuar për zhbërjen e Gjykatës Speciale të ngritur me seli në Hagë të Hollandës. Refuzimi i vizës për kryeministrin e Kosovës nga SHBA është sirenë alarmi. Pas kësaj Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe vetë zoti Haradinaj duhet të japin dorëheqje! Viza e refuzuar nuk ishte thjesht për zotin Haradinaj. Ishte për klasën politike të Kosovës, për presidentin dhe kreun e parlamentit, në radhë të parë! Ata të dy inicuan ligjin e zhbërjes së Gjykatës Speciale”, ka thënë Bytyçi.

“Kosova i ka të gjitha mundësitë të përballet e ta fitojë edhe këtë sfidë, që duket si dhuratë e atyre që mburren me luftën për çlirimin e saj! T’i kundërbihesh SHBA-ve është njësoj sikur t’i kundërvihesh Kosovës. Këta krerë të institucioneve më të larta, të cilët po i kundërvihën SHBA-ve e njëkohësisht vetë shtetit të Kosovës, duhet t’i bëjnë shërbimin e fundit asaj: Të japin që sot dorëheqjen, nesër është vonë!”, ka përfunduar profesori Bytyçi.

Image
Kimete Berisha

E publicistja, Kimete Berisha, përmes një postimi në facebook, ka shkruar se tashmë Haradinajn, ka mbetur që vetëm gruaja ta mbrojë atë, pasi më nuk ka shqiptar që dëshiron ta shohë me sy.

“U mbet me mbrojt gruaja, se s'ka shqiptar që ka qejf sytë me ja pa. Plus halli i saj milionerja del e thotë se gazetat shqipe janë 'Tanjug' i Serbisë, e harron se me vendimin e Aleksandër Vuçiçit burri i saj u bë kryeministër. Dhe, varet prej tij. Sot me dasht Vuçiçi, bjen qeveria e burrit të Anitës, kaq i pavarur që është prej Serbisë”, ka shkruar Berisha.

Kujtojmë, se Haradinaj kishte planifikuar ta vizitojë SHBA-në gjatë muajit shkurt për të merr pjesë edhe në Lutjen e Mëngjesit në Amerikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat