Komandantët që provuan të luajnë ko** me Amerikën dhe dezertimi i “Lulit”!

Politika

Komandantët që provuan të luajnë ko** me Amerikën dhe dezertimi i “Lulit”!

Petrit Rudi Nga Petrit Rudi Më 8 janar 2018 Në ora: 18:18
Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj dhe Kadri Veseli

Hashim Thaçi, i njohur gjatë luftës si komandant “Gjarpri”, Ramush Haradinaj, i njohur si “Smajli”, dhe Kadri Veseli, i njohur si komandant “Luli”, dhe ish udhëheqës i Shërbimit Informativ të Kosovës, (SHIK), në natën e 22 dhjetorit tentuan që ta shfuqizojnë ligjin për Gjykatën Speciale, i miratuar nga Kuvendi i Kosovës.

Këta tre komandantë, me nismën e tyre tentuan që të luftojnë edhe shtetin më të fuqishëm në botë, mikun më të madh të shqiptarëve, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ata rikthyen në kujtesën tonë, kur njëri prej tyre thoshte se do te luaj ko** me Amerikën.

Por menjëherë pas nismës për shfuqizimin e Speciales, reagimi i SHBA-së ishte i qartë dhe i prerë.

“Ideja për ndryshimin e ligjit për Gjykatën Speciale mund ta izolojë globalisht Kosovë. Mos e ktheni orën prapa. Një vendim për revokimin e Gjykatës Speciale do të shënonte një pikë kthese larg sundimit të ligjit, Evropës dhe Shteteve të Bashkuara. #Kosovë, mos e zgjidhni atë të ardhme për fëmijët tuaj!. Nuk i kemi bërë gjithë ato përpjekje për suksesin e Kosovës, që tani ta shohim duke e shkatërruar të ardhmen e saj, duke shfuqizuar ligjin për Gjykatën Speciale”, ishin disa nga fjalët ambasadori Delawie, u kishte drejtuar liderëve të Kosovës, tre ish komandantëve të luftës Thaçit, Haradinajt e Veselit.

Por këto reagime nuk e ndalen “treshen”. Madje Thaçi dhe Haradinaj deklaruan se do ta nënshkruajnë një ligj të tillë, duke mos dëgjuar paralajmërimet e SHBA-së dhe vendeve të fuqishme, vendeve mike të Kosovës.

Duke parë, që kjo treshe nuk do të ndryshojë qëndrimin, SHBA ndërmori masën e parë. Ajo i refuzoi vizën kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt.

E Haradinaj, u shpreh se është në pritje që të marrë vizën për në SHBA.

“Më 24 mars ‘98 kemi pasur momente jete apo vdekje. Kështu ka vazhduar deri më 24 mars ‘99, kur Amerika dhe NATO na dolen në ndihmë. Kurrë nuk do ta harroj. Momente të vështira pritje deri më 24 mars ‘99. Pres edhe për vizë deri kur të ma japin.  I besoj Kosovës! I besoj Amerikës!  Jam ende në procedurë për vizë”, kishte shkruar Ramush Haradinaj, në rrjetin social facebook.

Haradinaj pritej që të marrë pjesë më 11 janar në një ngjarje të organizuar nga Komandanti i Gardës Nacionale në Iowa, Timothy E. Orr. në shtetin e Iowa-s.

E sot, edhe zyrtarisht u konfirmua që Ramush Haradinajt iu refuzua viza amerikane.

Një zyrtar nga Garda Nacionale në Iowa të SHBA-së i ka thënë Radios Evropa e Lirë se kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka anuluar vizitën në këtë shtet me arsyen se “ai nuk ka mundur ta marrë vizën”.

“Kryeministri Haradinaj ka qenë i ftuar nga gjenerali Orr në atë ngjarje, mirëpo është për keqardhje që ai nuk ka mundur ta marrë vizën dhe të jetë së bashku me ne. Shpjegimi ka qenë se vizita nuk do të ndodhë tash në këtë kohë dhe nuk kemi marrë më shumë informata shtesë”, ka thënë kolonel Greg Hapgood, zëdhënës i gardës së Iowa-s për Rel.

E duke e parë këtë masë që u mor ndaj Haradinajt, partneri i Ramush Haradinajt në koalicion, kreu i PDK-së, kryeparlamentari Kadri Veseli, sot dezertoi nga përpjekja për Specialen.

Ai në një kolumne të tij ndryshoi tërësisht qëndrimin e tij. Përderisa në dramën e 22 dhjetorit Veseli ishte pro shfuqizimit të Speciales, sot tha se ajo do të ndodhë, duke fajësuar AAK-së e Ramush Haradinajt për dështimin e kësaj nisme.

“Qëndrimi im ndaj saj mbetet ai që e kam thënë në Kuvend tash e dy vite më parë. Nuk kemi mundur ta ndalnim as atëherë. 22 Dhjetori vetëm e dëshmoi këtë! Por, krejt çfarë ne mundemi, është të mos jemi aq entuziastë e naiv në pritshmëri joreale dhe të mos ushqejmë shpresa hakmarrëse. Nata e 22 Dhjetorit ishte e pazakontë. Edhe pse e kaluar tanimë, ajo duhet të mbetet mësim për të gjithë ne! Së pari iniciuesit, kur e menduan shfuqizimin e Gjykatës Speciale, duhet ta kishin menduar më mirë, pra edhe reaksionin kundër. Ata, në dështimin e tyre, treguan se nuk ishin të përgatitur dhe serioz për ta shtyrë përpara iniciativën e tyre. Do të thotë se nuk ishin të gatshëm të merrnin përgjegjësi!”, ka thënë në shkrimin e tij Veseli, duke arsyetuar “tërheqjen” e tij nga kjo nismë, e ku ishin së bashku me Thaçin e Haradinajn.

Por, pas gjithë kësaj drame më Gjykatën Speciale, në mendjen tonë ende janë të freskëta përgjimet e publikuara në media, ku ish kryeministri, tash president, Hashim Thaçi, thoshte se luan “ko**” me amerikanët.

Hashim Thaçi, gjatë bisedave me Adem Grabovcin, ish shef i grupit parlamentar të PDK-së, ishte shprehur shumë rëndë.

Në përgjimet  e publikuara, Grabovci i tregon Thaçit se ka biseduar me Ambasadën Amerikane, të cilët janë pajtuar me këtë gjë. Thaçi e porosit Grabovcin që t’u thotë amerikanëve se çfarëdo që kërkojnë ata, për të është në rregull.

“Nejse, unë bisedova me kta të Ambasadës… Amerikane, e kta e kanë ndryshu atë kërkesën e parë…”. “Edhe kta t’Ambasadës më than edhe me shku qishtu qysh o, qysh u propozu sot, tha nuk dëmton kurgjo veç ndikon pozitivisht”.

“E kom lon në mëngjes… n’mëngjes e kom lon edhe niher me Aleksin edhe me ata…”, tregon Grabovci. “Po de, thuj unë fola edhe me kryeministrin, thuj nuk ka ktu naj efekt, ai po pajtohet qysh të thoni ju”, vazhdon Thaçi.

“U ba”, thotë Grabovci.

 “Hajt se luj koqe me ta, veç i thom të gjitha këto vendime kanë qenë në fuqi, po s’kanë qenë të vëmendshëm deputet që kanë votu…”, ishin këto disa nga bisedat e publikuara nga mediat në Kosovë.

E kwto biseda, i ka kujtuar deputeti Zeka.

Pas dramës për shfuqizimin e Speciales, deputeti nga Nisma për Kosovën, e ka kujtuar kohën kur Thaçi kishte deklaruar se do të luaj ko** me Amerikën.

“Me lujte koqe me Ameriken...!!! Ju kujtohen pergjimet telefonike, kur Hashim Thaçi po i thoshte Adem Grabovcit: -Po shkoje me lujte koqe ne Dragodan! Fjalen e kishte per ambasaden amerikane.
Ishte koha kur vertete edhe luante, pasiqe ambasador ishte Kristofer Delli, te cilit, ashtu sikurse Hashes, i interesonte vetem paraja, tenderat dhe sexi. Hashim Thaçi, me krejte ata qe po e mbeshtesin, mbase e shohin veten me te forte se sa Bin Ladeni, Sadam Hyseni, Gadafi, Millosheviçi, Sali Berisha, e shume te tjere. Kush ka lujte k. me Brukselin e Ëashingtonin, i ka hanger k e veta, mirepo i kane lene me pasoja edhe te tjerët”, kishte shkruar Zekaj, faqen e tij në facebook, pas lajmit se Haradinajt iu refuzua viza.

Ndërsa, tashmë deputetët kanë dhënë alarmin se izolimi i Kosovës ka filluar.

“Kosova gradualisht po rrëshqet nga lidhja e vetme politike që e mbanë atë shtet; nga e vetmja forcë që i jep garancë të sigurisë. Nga një relacion ekzistencial partneriteti me SHBA-në, këta e sollën vendin në relacion refuzimi. 20 vite më parë liderët e Kosovës kishin lidhje e trajtim shumë më të avancuar perëndimorë se që kanë këta sot. Sot, pak udhëheqës në botë, marrin refuzim të tillë. Izolimi i Kosovës ka nisur tashmë. As takime të niveleve të ulëta s’mund të bëjnë më. E gjitha për interesa të ngushta të një grushti njerëzve në pushtet. Prandaj dorëheqja e kësaj qeverie është domosdoshmëri tani. Këta s’janë të aftë për shtet”, ka shkruar deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat