Haradinaj “digjet” nga tërheqja e Veselit, PDK përçahet

Politika

Haradinaj “digjet” nga tërheqja e Veselit, PDK përçahet

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 9 janar 2018 Në ora: 16:35
Kadri Veseli dhe Ramush Haradinaj. Foto ilustrim nga "Bota sot"

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli, më një postim të tije  rreth Gjykatës Speciale dhe ndodhive të fundit në Kuvend kur u iniciua zhbërja e ligjit për Specialen nga disa deputetët ka nxit reagime mjaft të mëdha duke bërë kështu që ai vetë të bie në kundërshtim më fjalët e tija.

Veseli ka shkruar se Specialja qartësisht është e dëmshme për Kosovën, por ajo do të ndodhë, pasi shteti kosovar s’ka fuqi për ta ndaluar atë.

“Më së paku në botë e ka merituar Kosova t’i ndodhë, por ajo do të ndodhë edhe pse ka qindra argumente që flasin kundër saj! Është padrejtësi që po bëhet në emër të drejtësisë!”, shkruan, pos tjerash, Veseli.

Image
Nexhat Haziri

Se Specialja është e pandalshme, Veseli thotë se u pa edhe me datën 22 dhjetor, kur ajo u tentua të shfuqizohet. “Iniciuesit, kur e menduan shfuqizimin e Gjykatës Speciale, duhet ta kishin menduar më mirë, pra edhe reaksionin kundër! Ata, në dështimin e tyre, treguan se nuk ishin të përgatitur dhe serioz për ta shtyrë përpara iniciativën e tyre. Do të thotë se nuk ishin të gatshëm të merrnin përgjegjësi!”.

Në lidhje më këtë analisti politik Nexhat Haziri  ka thënë se tërheqja siç po quhet taktike e Kadri Veselit nga shfuqizimi i gjykatës speciale, do të shkaktoj një përçarje Jo vetëm brenda vetë PDK-se por edhe brenda vetë koalicionit qeverisës.

“Me këtë tërheqje taktike të Veselit, sikur përgjegjësinë e hodhi të Qeveria Haradinaj për të vazhduar tentimin për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, gjë që shkaktoj një nervozizëm të partia e kryeministrit Haradinaj. Po ashtu mendoj se kjo tërheqje taktike e Veselit është e koordinuar edhe me presidentin Thaçi si një skenar i përgatitur për ta djegur Ramush Haradinaj”, ka thënë analisti Nexhat Haziri për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat